William dhe Kate zgjedhin dadon, do të jetë italiane

Kush do ta rrisë fëmijën e parë të Ëilliam dhe Kate? Në fakt, çifti mbretëror ka bërë zgjedhjen, dado do të jetë italiane. Në fakt për vogëlushen apo vogëlushin do të kujdeset Antonella Fresolone, kamarierja e besuarë mbretëreshës që punon në Buckingham Palace prej 13 vjetësh.
42 vjecarja italiane është anëtare eksperte e personelit të mbretëreshës Elizabeta dhe vetë mbretëresha i dha bekimin sepse do të jetë ajo që do të kujdeset për trashëgimtarin e fronit.
Gruaja kështu fitoi betejën e ashpër të konkurrencës dhe fitoi vendin e punës, për të cilën do të fitojë 23,000 pound në vit. Një rrogë e ulët po të mendoni se do të ketë në dorë jetën e trashëgimtarit.
Antonella, pavarësisht se fëmija lind në korrik, tashmë ka filluar shërbimin në Kensington Palace, ku cifti mbretëror ka ndërtuar shtëpinë që do të mirëpresë familjen e plotë.
Fresolone do të punojë 37 orë në javë, nga ora 8.30 deri ne 17, nga e hëna në të premte./Indeksonline/