E Shtunë, 31 Tetor 2026

Florin e mbysin femrat

Është i adhuruar nga femrat. Mashkulli që kryeson klasifikimin e hiteve dhe kërkesave jo vetëm nga këngëtaret. Për vite me rradhë skena e Flor Mumajesit ka qenë vetëm ajo e festivaleve. Takimi tjetër me publikun për të ishin klipet, këngët e mrekullueshme dhe vetëm kaq. Deri një vit më parë Flori nuk ishte aktiv në koncertet që organizoheshin në club-e e ambiente verore. Kjo jo vetëm për shkak të punës, këngëve të reja që e prisnin një pas një, por edhe një zgjedhje e tij për të qëndruar disi hermetik e larg publikut. E menduar mirë në fakt. Pasi tashmë që ka sjell në tregun muzikor superhite dhe muzikë ritmike pa masë ai ka dalë nga strofulla e tij dhe suksesi nuk ka fjalë të thuhet. Koncertet e njëpasnjëshme kanë qenë treguesi më i mirë. Atmosfera është gjithmonë e nxehtë, mes të tjerave me këngët e reja “Tallava”, “Tequila Vava” aq sa shpesh Florit i duhet të mbajë edhe një peshqir në qafë (siç e shihni dhe në foto)… E femrat që nuk përmbahen kur ai afrohet për të lënë një kujtim përmes fotove… E padiskutueshme, Flori po thyen rekord edhe këtë vit!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›