Elvin Beqiri firmos me Vllazninë

Elvin Beqiri është përfundimisht lojtari i Vllaznisë. Mbrojtësi i Kombëtares firmosi një vit kontratë me 9-herë kampionët e Shqipërisë. Me Vllazninë ka luajtur 88 ndeshje, duke shënuar 8 gola.
28-vjeçari ka luajtur gjatë karrierës së tij pesë sezone në Ukrainë me Metalurg Dontesk (57 ndeshje në total), Arsenalin (po në Ukrainë; Alanian (në Rusi) dhe Makabi Tel Aviv (Izrael, 12 ndeshja).
Vllaznia ka firmosur deri tani me Xhevair Sukaj, Klodian Seminën dhe Elvin Beqirin.
E Hene, 12 Janar 2009