E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvir Muriqi, në ring për titullin kampion të SHBA-së

Boks
“Kosovo Kid” do të duelojë kundër Oliveiras për brezin NBFA

Elvir Muriqi do të ngjitet në ring për titullin e kampionit të SHBA-së. Kundërshtari i boksierit kosovar, për brezin NBFA të peshave gjysmë të rënda, do të jetë Markus Oliveiras. Momentalisht, “Kosovo Kid” renditet në vendin e 12 të versionit WBC, ndërsa rivali i tij gjendet dy shkallë më poshtë në këtë klasifikim. “Prej kohësh kam pritur të ndeshem për titullin e kampionit të botës, por kjo është shumë e vështirë të realizohet, të paktën në momentin që po flasim. Gjithsesi, edhe dueli i radhës është mjaft i rëndësishëm. Përballja me Oliveiran ka shumë peshë, pasi në lojë është titulli i NBFA-së: pra fituesi do të shpallet kampion i Amerikës”, deklaroi Muriqi. Kontrata ende nuk është firmosur, por nëse sfida me Oliveiran dështon, 30-vjeçari ka përgatitur edhe një plan rezervë. Boksieri që ngjitet në ring me flamurin shqiptar ka edhe një ofertë nga “Arena Box Promotion”, për të dueluar në Hamburg të Gjermanisë, më 27 mars.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›