Gazetarët, profesioni i pestë më i keq në Botë
TIRANE-Këtë vit gazetarët për herë të parë u gjenden në pesqen e parë të dhjetë të profesioneve më të këqija në botë.
Sipas gazetës franceze Tribune, faqja amerikane e internetit "CareerCast" ka hartuar listën e profesioneve më të mira dhe më të këqija në botë sipas së cilës gazetarët renditeshin në vendin e pestë me profesionin më të keq.
Lista është bërë sipas pagave, rrezikut të mbetjes pa punë, ekspozimit ndaj stresit të madh dhe kushteve të vështira të punës, perspektivës së ngjitjes në karrierë si dhe angazhimit të madh fizik.
Sipas kësaj liste, profesioni më i keq është ai druprerësit, prodhuesit e qumështit janë në vendin e dytë, ushtarët në të tretin, punëtorët në platformat e naftës në të katërtin, ndërsa gazetarët të të gjitha mediave, të shtypit, të radios e të televizionit- janë në vendin e pestë.
Në listën e punëve më të këqija në botë në vitin 2012 në vendin e gjashtë janë kamerierët, në të shtatin pjatalarësit në restorante ndërsa në vendin e dhjetë janë kasapët.
Në majë të listës së profesioneve më të mira në këtë vit janë të punësuarit në sektorin e informatikës, pastaj ekonomistët në kompanitë e sigurimeve dhe shefat e ngarkuar për burime njerëzore.
Të dy listat i ka botuar Wall Street Journal.
(d.b/Koha/BalkanWeb)