Van Persi: Nuk luajta mirë

Edhe pse Holanda e nisi me fitore kompeticionin më të rëndësishëm në planet, atë 2-0 kundër Danimarkës, sulmuesi Robin van Persie, pranoi se ai vetë nuk ishte në diapazonin e skuadrës së tij.
“Nuk luajta dhe aq mirë, më duhet ta pranoj. Të shtunën kundër Japonisë besoj se do të jem ndryshe. Duhet që të rigjej nivelin tim në ndeshjet përgatitore”.
Gjithsesi, sulmuesi holandez ishte origjina a autogolit të realizuar nga Simon Poulsen.
“Më mungoi qartësia. Humba shumë topa”, - shtoi ai. Van Persi u zëvendësua në minutën e 77-të nga Ibrahim Afellay.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili