E Diel, 1 Nëntor 2026

Elvis Lila komandohet në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Elvis Lila ka marrë përkohësisht kompetencat e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga detyra.

Lila, i cili mban postin e drejtorit të Departamentit Operativ në SHISH, është ngarkuar përkohësisht me ushtrimin e kompetencave të kreut të institucionit.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare mban datën 22 shtator dhe vjen pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga kjo detyrë.

Ndaj Hysenit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi të SPAK. Hyseni ishte emëruar në krye të SHISH në prill 2023 dhe deri përpara shkarkimit, drejtonte institucionin.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›