Ndryshime në drejtimin e drejtorive vendore të Policisë në Berat, Sarandë, Dibër e Tropojë

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë ditës së sotme janë bërë disa ndryshime në drejtimin e strukturave vendore të Policisë.
Drejtues Dritan Lena, i cili deri tani mbante detyrën e shefit të Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Në kuadër të ndryshimeve shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, kryekomisar Saimir Shkambaj, transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Ndërsa shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, komisar Feliks Hoda, transferohet dhe emërohet shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Gjithashtu komisar Andi Kano, shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, komandohet shef i Komisariatit të Policisë Tropojë.
Këto ndryshimet janë bërë në kuadër të riorganizimit të drejtimit të strukturave vendore të Policisë.
/k.s/j.p/r.e/