E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaupaj në Bruksel: Shqipëria avancon në përafrimin me standardet europiane për mjedisin

TIRANË, 23 shtator/ATSH/  Shqipëria po vijon punën për përafrimin e standardeve mjedisore me ato të Bashkimit Evropian, me fokus reformat, investimet dhe forcimin e kuadrit mjedisor.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se gjatë një takimi në Bruksel me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall, u prezantua progresi i bërë dhe puna që vijon në kuadër të Kapitullit 27 – “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”.

“Një vit punë për ta çuar Shqipërinë më pranë standardeve europiane për mjedisin”, u shpreh Jaupaj, duke theksuar se reformat dhe investimet në këtë fushë synojnë rezultate konkrete dhe përafrimin gradual me Bashkimin Evropian.

Kapitulli 27 përfshin politikat dhe standardet europiane për mbrojtjen e mjedisit, ndryshimet klimatike dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve.

Sipas ministrit, forcimi i standardeve mjedisore mbetet pjesë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›