E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvis, Michael dhe Jim, të vdekurit e gjallë

Historia e muzikës është e mbushur me të pajetë, që në fakt duhet të ishin ende gjallë. Secili ka provat e veta: Jackson është gjallë, sepse ka shtatë certifikata vdekje dhe ngjyra e ambulancës nuk ishte ajo e zakonshmja atë natë. Vdekja e tij? Një skenar për t’i shpëtuar botës së “showbiz”-it. Po Jim Morrison si vdiq? Mark David Chapman ishte vërtet personi i zgjedhur për të eliminuar John Lennon? Po Kurt Cobain, a ka qenë vërtet viktimë e një komploti?

Michael Jackson është gjallë dhe lufton mes nesh. Ai që e mbështet është Samantha Zolla, që më 25 qershor do të organizojë në Olimpikun e Romës, “Memorial Tribute”, një koncert për nder të tij. Më 18 prill, në Milano, Zolla tha: “Vdekja e tij është një farsë, për këtë janë të bindur si CIA ashtu edhe FBI-ja. Michael është mirë dhe ka thënë se nuk do të kthehet më”. Fatkeqësisht nuk do të kemi rastin ta dimë kurrë nëse ishte apo jo i ndërgjegjshëm Michael Jackson për gjithë atë trashëgimi e vlerë të jashtëzakonshme që i përcolli botës dhe njerëzimit në vitet kur ishte gjallë. Një gjë është e sigurt, që albumet e tij do të jetojnë shumë gjatë dhe do të jenë pjesë e ndryshimeve historike. Ikona e popit u shua në moshën 50-vjeçare. Pas një karriere të kurorëzuar nga fama dhe suksesi, fshihej një jetë e trishtuar me një fëmijëri shumë të vështirë. Jackson u shua në prag të turneut të tij botëror, eveniment i cili do të shënonte edhe rikthimin e madh në botën e muzikës, pas shumë vitesh mungesë, për shkak të akuzave të pedofilisë, problemeve me shëndetin dhe një jete personale shumë të pafat.

Historia e muzikës është e mbushur me të vdekur, që në fakt duhet të ishin ende gjallë. Secili ka provat e veta: Jackson është gjallë, sepse ka shtatë certifikata vdekje dhe ngjyra e ambulancës nuk ishte ajo e zakonshmja atë natë. E përpiktë ishte edhe videoja që u hodh në internet natën e vdekjes së tij. Vdekja? Një skenar për t’i shpëtuar botës së “showbiz”-it. Po Jim Morrison si vdiq? Mark David Chapman ishte personi i zgjedhur për të eliminuar John Lennon? Po Kurt Cobain, a ka qenë vërtet viktimë e një komploti? A u qëllua vërtet për vdekje John Lennon nga një fans i çmendur në vitin 1980 në Nju Jork?

Vaska e Morrison-it

Historia përsëritet. Jim Morrison, njëlloj si Elvis Presly? Lideri i “The Doors” për disa nuk ka vdekur, ashtu si mbreti i rokut. Ndoshta sepse vdekja, për ata që kanë lënë gjurmë në histori, është e vështirë të pranohet. Sipas shokut të tij të grupit dhe një prej miqve më të mirë të këngëtarit, Morrison e kishte nxitur vdekjen e tij në vitin 1971 dhe sot jeton me një identitet të rremë në ishujt Sejshelles. Për adhuruesit e muzikës, as Elvis nuk ka vdekur. Ai është gjallë! Ashtu si Elvis edhe Morrison u gjet i vdekur në mëngjesin e 3 korrikut të vitit 1971, në shtëpinë e tij në Paris. Gjithmonë vdekja e drejtuesit të grupit “The Doors” është mbuluar nga shumë thashetheme dhe mistere. Asokohe Jim ishte 27 vjeç, por tregonte për 57. E gjeti pa jetë në shtëpinë e tij ish e dashura Pamela, e cila vdiq gjithashtu pas tre vjetësh nga një mbidozë droge. Mbreti i muzikës rok ishte shtrirë në vaskë, ndërkohë që uji ishte ngjyrosur me ngjyrë të kuqe nga gjaku. Pamela nuk i lajmëroi menjëherë mjekët, por e bëri këtë gjë dy ditë pasi lajmi kish marrë dhenë. Mjeku ligjor foli për një “vdekje natyrore”, duke mos e quajtur shumë të domosdoshme autopsinë. Kanë qarkulluar thashetheme se Morrison vdiq nga një mbidozë dhe se ai u sëmur në një klub nate, por pas vdekjes së tij nuk doli asnjë dëshmitar, sepse kishin frikë të përfshiheshin në çështje ligjore.
Jimi-n dhe Pamela-n, një natë para vdekjes së tij, i kishin parë në kinema. Më pas kishin darkuar në një restorant kinez. Me t’u kthyer në shtëpi ishin zënë ashpër me njëri-tjetrin. Morrison, që kishte probleme me frymëmarrjen, nuk kishte pushuar së piri uiski. Për t’u qetësuar Jim kishte ndezur videon për të parë një kasetë të pushimeve që kishte kaluar me Pamin, nën muzikën e grupit “The Doors”. Sipas gojëdhënave thuhet se ndoshta Pamela mund t’i ketë dhënë heroinë (që Morrison e urrente), duke i thënë se ishte kokainë. Duke qenë se kishte pagjumësi, Jim ishte ngritur për të bërë një banjë, më pas aty e kishte gjetur Pamela. Trupi i tij qëndroi dy ditë në një arkivol të mbushur me copa akulli. Më pas e vunë në një arkivol prej druri. Ceremonia mortore u zhvillua më 7 korrik. Pastaj pjesa tjetër është e gjitha legjendë. Në Franë janë publikuar edhe libra me poezi, të shkruara pas vdekjes së tij.

Hamburgeri i Elvis Presley-t

Për sa i përket vdekjes së këngëtarit, që ndodhi më 16 gusht të vitit 1977, kur Elvis ishte në moshën 42-vjeçare, George Nichopoulos (doktori i tij) është shprehur në një deklaratë të kohëve të fundit se shkaku i vdekjes nuk ka qenë heroina. Elvis u gjet i vdekur nga e fejuara e tij (Ginger Alden) në banjën e vilës Graceland në Memfis, me pantallonat e ulura në fund të këmbëve. Sipas disa personave, këngëtari po hante një hamburger “gjigant”, dhe si pasojë në vdekjen e tij ndikuan 14 lloje të ndryshme drogash që iu gjetën në trup dhe ushqimi i pakontrolluar, i cili e kishte bërë të shtonte deri në 160 kilogramë. Në këto kushte, shërbyesit e shtëpisë pastruan banjën para se të vinte ambulanca. Që këtu filluan të lindnin dyshimet e para. Mos vallë kishte vrarë veten? Apo kishte marrë mbidozë? Mos vallë e kishin vrarë për arsye se ai kishte qenë i interesuar për vdekjen e John dhe Bob Kennedy? Për vite me radhë ka qarkulluar një audiokasetë, ku Elvis thoshte se përse ishte shtirur sikur kishte vdekur. Shkrimtarja Gail Brewer Giorgio, me një trilogji kushtuar fenomenit, u pasurua sa hap e mbyll sytë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›