E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantët, një javë kohë për konsultimet

Javën e ardhshme nis puna suplementare për provimin e parë të Maturës Shtetërore

Maturantët në të gjithë vendin do të mbyllin përfundimisht vitin shkollor ditën e premte. Ndërkohë që ditën e hënë do të nisin javën e konsultimeve për provimin e parë të maturës.
Sipas Ministrisë së Arsimit, këtë vit do të pranohen të futen në provim edhe maturantët, të cilët kanë bërë një numër të madh mungesash.

Pas datës 21 maj do të afishohen notat e lëndëve që nxënësit kanë kryer në vitin e katërt të gjimnazit. Konsultimet me nxënësit që nuk kanë arritur rezultate të kënaqshme kanë nisur që në janar të këtij viti, sipas një udhëzimi nga Ministria e Arsimit. Menjëherë pas shkresës zyrtare, drejtoritë e shkollave kanë modeluar një grafik sipas të cilit nxënësit do të zhvillonin konsultat. Ndërkohë që ditën e hënë fillojnë konsultat zyrtare për të gjithë maturantët. Për të dyja lëndët e detyruara është vendosur që ndërmjet datave të provimeve të zhvillohen një javë konsultime për të gjithë nxënësit bashkë. Ndërsa për lëndët me zgjedhje, periudha e përgatitjes me mësuesit do të zhvillohet e grupuar sipas preferencave të përzgjedhura nga vetë maturantët. Sakaq, këtë vit kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e maturës.

Përjashtohen nga provimet, nxënësit që nuk janë kalues në një nga lëndët e programit mësimor të vitit të katërt, si dhe nxënësit që nuk kanë plotësuar formularin A1. Sipas Ministrisë së Arsimit çdo maturant mbetës në provimet e detyruara (D1 dhe D2) ka të drejtën e riprovimit në sezonin e vjeshtës, por nuk ka të drejtë të konkurrojë për programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë. Në rast se një maturant është mbetës në një apo më shumë prej tyre, atëherë nuk do të bëhet pjesë e procesit të Maturës Shtetërore. Janë përjashtuar nga procesi të gjithë ata nxënës që nuk kanë plotësuar formularin A1.

Sipas rregullores, nxënësit që nuk kanë plotësuar formularin A1 gjatë periudhës së parashikuar kanë të drejtë ta plotësojnë atë gjatë periudhës nga data 6-10 shtator dhe të fitojnë të drejtën për të dhënë provimet në sezonin e dytë.

Po ashtu, sipas ndryshimeve të miratuara nga Ministria e Arsimit për këtë vit ka edhe një risi tjetër, në formën e “masës” lehtësuese. Sipas rregullores së maturës, të gjithë nxënësit do të mund t’u nënshtrohen provimeve me zgjedhje edhe në rast se mbesin në ndonjërin nga provimet e detyruara. Ndonëse kjo kategori maturantësh nuk mund të aplikojë për në universitet, notat e provimeve me zgjedhje mund t’i mbartin për vitin që vjen.

Po ashtu, maturantët që nuk kanë plotësuar formularin A1 gjatë periudhës së parashikuar kanë të drejtë ta plotësojnë atë gjatë periudhës nga data 6-10 shtator dhe të fitojnë të drejtën për të dhënë provimet në sezonin e dytë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›