Topi i shkruan Obames Vrasja e Bin Ladenit fitore kunder terrorizmit
Presidenti i Republikës, Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi dërguar sot presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama përshëndeti asgjësimin e Osama Bin Ladenit duke e cilësuar si një nga fitoret më të mëdha të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.
”Më lejoni t’ju përgëzoj për përmbushjen e misionit të vënies së drejtësisë në vend nga forcat amerikane me asgjësimin përfundimtar të Osama Bin Ladenit, duke arritur në këtë mënyrë shënimin e njërës prej fitoreve më të rëndësishme në luftën e gjatë e të vështirë kundër terrorizmit ndërkombëtar!”, nis mesazhi i Topit ndaj Obamës.
Duke i shprehur më tej përgëzimet më të sinqerta për arritjen e këtij suksesi, me cilësimin se ai e bëri të ndihet krenar që vendi ynë është rreshtuar përkrah aleatit dhe mikut më të madh të tij Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Vendit, që besoi në luftën pa kompromis kundër së keqes, kundër terrorizmit duke mbrojtur parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë anembanë botës si dhe vendosjen e sigurisë, paqes dhe qëndrueshmërisë në të katër anët e globit”, shton Topi në mesazhin e tij.
Duke përfunduar se “Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë me devotshmëri angazhimet e saj në kuadër të NATO-s duke dhënë kontributin e vet në sfidat e ardhme për liri, demokraci si dhe për të ndërtuar një botë akoma edhe më të mirë për të gjitha kombet e të ardhmen e tyre!”.