Beteja elektorale me rruge zhavorri ne Patos

Qendra e qytetit flakerine nga flamujt dyngjyresh. Ndersa ne mes te sheshit kane ngritur shtabet e tyre elektorale dy forcat me te medha politike ne vend qe garojne per bashkine e qytetit te Patosit. Jane perballe njeri-tjetrit Rajmonda Balilaj rruga e vetme e se ciles eshte fitorja e bashkise se qytetit dhe Dilaver Kamberaj i cili ne emer te Aleances per Qytetarin po lufton me gjithcka qe e djathta pas shume vitesh te pushtoje qeverisjen e pushtetit vendor te Patosit.
Ne dukje lufta eshte perqendruar mu ne shesh qielli i se ciles eshte mbuluar nga flamujt. Pertej sheshit skamja balta dhe varferia ka zaptuar qytezen. Njerezia aty jeton ne zgrip te mjerimit aq sa mjafton nje makine zhavorr per te qene kryetari i se ardhmes.
Rruget me zhavorr
Nje siperfaqe prej 27.000 m2 ne zerin toke pa frute ne fshatin Kuqar eshte shnderruar ne kalin e Trojes per Dilaver Kamberajn. Megjithese zona e njohur si kavo e zhavorrit eshte ne administrimin e Bashkise se Patosit dy ekskavatore germojne sa te mundin hapesirat pa fund te zhavorrit ndersa saurrelet presin ne radhe te ngarkohen per tu zbarkuar ne rruget e qytetit.
Makinat kane ne faqe te tyre postera te medhenj te kandidatit e Aleanca per Qytetarin e gjithkush aty e di fort mire se keto makina jane te marra me qira nga Dilaver Kamberi. Pasi ngarkohen saurrelet nisen per ne rrugicat e qytetit ku ditet e fundit jane te shumta kilometrat qe jane shtruar vetem me nje pellembe zhavorr. Segmente rrugore si Dukas-Tikaltar Dukas-aban perkatesisht nga 5 kilometra kane se fundmi nje shtrese te holle zhavorri fale se ciles tashme jane te kalueshme per banoret e ketyre lagjeve.
Po e njejta gje ndodh edhe ne lagjet e njohura si Blloku i Ri apo dhe lagjja Bicakaj. Gjate ketyre diteve ka ndodhur qe nje ekskavator ka sheshuar zhavorrin e hedhur e me pas eshte gjendur aty Dilaver Kamberi per tu kerkuar voten banoreve. Ne projektet e bashkise se Patosit keto segmente rrugore nuk kane asnje projekt rikonstruksioni mbi bazen e te cilit te jene miratuar fondet per shtrimin e rrugeve. Kete bejne me dije punonjes se sektorit te urbanistikes ne Bashkine e Patosit ndersa kryetari i saj Bardhi Meli nuk pranon te flase per gazeten Shekulli.
Megjithese zona ku ngarkohen makinat me zhavorr rezulton te jene prone e Bashkise asnje prej ketyre mjeteve nuk rezulton te punoje per llogari te pushtetit vendor. Keto rruget ketu jane shtruar nga kandidati i djathte qe konkurron per kryetar Bashkie. Te pakten kete ka thene sa here qe ka ardhur ne takimet elektorale qe ka zhvilluar ne lagjen tone - te thote Bledar Sinani.
Por megjithese makinat me zhavorr ngarkohen krejtesisht ne menyre te jashteligjshme askush nga autoritet vendore nuk nderhyn per abuzimet qe behen ne mes te dites. Kryetari i Bashkise edhe pse ka fituar ne vitin 2007 ne emer te koalicionit te majte duket se ben nje sy qorr dhe nje vesh shurdh per vjedhjen e prones qe i behet bashkise se qytetit.
Varferia
Ne bashkine e Patosit jetojne rreth 22 mije banore nga te cilet 3500 persona rezultojne ne listat e zeza te papunesise. Me te ardhurat qe ka bashkia mundeson vetem nje numer te pakte personash me ndihme sociale dhe pensione. Nga shifrat zyrtare te deklaruara ne regjistrin e gjendjes civile numri i personave qe asistence ekonomike eshte mbi 5 mije persona.
Referuar statistikave ne qytet jane te regjistruar 354 subjekte kryesisht biznese te vogla. Ne Patos te thone se vendasit e mbajne frymen gjalle nga emigracioni ku cdo familje ka nje te aferm qe punon jashte vendit dhe nga punesimi ne sektorin e naftes ku rezultojne te punesuar 1300 persona me nje pagese minimale rreth 3500 leke.
Panajot Sterkaj eshte nje nder qindra banore te zones qe mban frymen gjalle duke shituar zarzavate ne krye te rruges. shte fatlum qe ne keto dite fushatash askush nuk merret me te per ta perzene nga xhadeja qe flakeron nga flamujt blu dhe banderolat qe te tregojne rrugen e se ardhmes. Panajoti e di fort mire qe rruga e tij eshte mjerimi i perditshem per te siguruar buken e gojes. Por nuk eshte vetem varferia qe ka cuar ne zgrip te mjerimit qytetin.
Pertej qendres ku eshte thuajse e vetmja rruge e shtruar qyteti eshte nje katrahure e tere. Nuk ka rruge te shtruara ndricim ndersa ndertimet sipas nje plani urbanistik duket se eshte nje luks qe askush nuk e enderron ne kete qytet. Ndersa gjendja eshte me e mjere ne 7 fshatrat qe perfshihen nen administrimin e Bashkise se Patosit.
Kushtet me elementare te jeteses si uji i pijshem jane ende luks per keto zona. Por per mjerimin e qytetit duket se flitet vetem ne kohe zgjidhjesh. Kandidatet kane premtuar dhe ripremtuar e nga ai batak qe kane lene aty shtrimi i rrugeve me zhavorr te vjedhur eshte e vetmja gje qe dine te bejne deri me tash kandidatet e se ardhmes ne Patos.
Kryeministri Berisha ne Patos
- Keto kater vite ne qytetin dhe rrethin e Fierit kemi investuar rreth 400 milione euro dhe kemi ndertuar dhe rindertuar mbi 200 kilometra rruge nga te cilet 180 kilometra jane rruge rurale 27 ujesjelles 24 qendra shendetesore 38 shkolla.
- Ne energji jane investuar rreth 250 milione euro ne kater vitet qe vijne qeveria do te investoje 6 here me shume. Ne keto vite ne kemi financuar 1200 hektare dru frutore dhe sera ju garantoj se ne vitet qe vijne ne do te financojme se paku 6 mije hektare ullishta vreshta dhe sera.
Qeveria tha kryeministri Berisha gjate prezantimit te kandidatit te Aleanca per Qytetarin do te beje gjithcka qe me zotin Kamberi ne kater vitet qe vijne te shnderrojme Patosin ne nje qytet te zhvilluar ne nje epiqender te fuqishme te prodhimit te sherbimeve me te mira. Zotimi yne per ju eshte Patosi 24 ore uje ne te gjithe territorin e tij po ndertojme kolektorin e ujerave te zeza si dhe te gjitha rruget dhe rrugicat e qytetit.
Do te rindertojme stadiumin e qytetit ne menyre qe aktivitetet sportive te njohin nivele te reja zhvillimi. Ne qytet do te krijojme parkun industrial ne menyre qe investimet e vendit dhe te huajat gjate kater viteve qe vijne te shumefishohen dhe te shnderrohet ky park ne nje gjenerator te fuqishem te punesimit te qytetareve te Patosit - tha kryeministri.
Rruga e vetme e Rajmonda Balilajt
Jane burra te vrazhde qe zor se ua ka enda ti japin llogari apo te drejtohen nga nje grua. Ndaj kur Partia Socialiste prezantoi si kandidat per kryetar te Bashkise se Patosit Rajmonda Balilajn nuk kane qene te pakte ata qe kane rrudhur buzet. E kete Rajmonda e di fort mire. Me embelsi projekte te qarta dhe nje devotshmeri sic i ka hije nje gruaje rreket te thyeje qendrimet me skeptike.
I percjell burrat e mocem vetem pasi u ka treguar se nje grua di fort mire te jete e zonja te qeverise mire punet e qytetit. shte kulmi i fushates elektorale dhe Rajmondes i zien koka. Perballe ka nje kandidat qe jo vetem ka gjithe mbeshtetjen e qeverise por edhe te kryetarit te bashkise qe tre vjet me pare fitoi ne emer te koalicionit te se majtes.
Por Rajmonda ka agjenden e saj. Ne nje bllok ka mire te percaktuar gjithe takimet e dites punet qe duhen kryer e sigurisht dhe ndryshimin e programit qe fale takimeve te perditshme meson sa ne gjendje te mjerueshme eshte qyteti ky ka lindur. Nga ketu ka lindur dhe program i saj qe shperndahet dere me dere.
shte nje program me 4 pika nepermjet te cilit nuk shpresohet qe banoret e qytetit te Patosit te hane me luge floriri por te kene nje rruge zhvillimi. Bashkia eshte nje institucion i mbyllur dhe te vetmit njerez qe gjejne dyert e hapura jane ato qe kane lidhje me kryetarin dhe ndryshimi i kesaj menyre te drejtimit do te jete gjeja e pare qe do te beje ne krye te Bashkise se Patosit.
Sigurisht qe nuk eshte e lehte per te ndryshuar pamjen e qytetit por se paku ne do te nisim nje rruge ndaj se ciles tashme une nuk kam kthim pas - te thote Rajmonda Balilaj. E diplomuar per Ekonomi duket se Rajmonda i ka bere mire hesapet. Ndihme ne llogarine e saj eshte dhe puna si zv.kryetare e bashkise se Patosit ne vitet 2000-2003.
Ndaj e di fort mire qe me shume se sa projektet fonde apo resurset ketij qyteti i ka munguar vullneti dhe perkushtimi per te qeverisur ne menyre te denje dhe te ndershme. E duket se kjo eshte pika me e forte e Rajmonda Balilajt fitorja e se ciles do te sjelle pas 20 vjetesh serish nje grua ne krye te qytetit te Patosit.
Pikat kryesore te programit te kandidates se Aleanca per te Ardhmen.
Permisimi i infrastruktures dhe sigurimi i zhvillimit hapsinor ne Bashkine e Patosit do te realizohet nepermjet krijimi dhe shfytezimit te hapsirave te gjelberuara. Permisimit ne menyre te vazhdueshem te standarteve publike. Zhvillimi i ekonomise lokale nepermjet nxitjes se inisiatives per rritjen dhe forcimin e biznesit te brendshem si dhe krijimin e mundesive per zhfrytezimin e resurseve rajonale.
Projektet
Sigurimi i planit te zhvillimit urban/plani rregullues i Bashkise
Rikonstruksioni i plote i rrjetit rrugor te brendshem
Ndertimi i trotuareve dhe sigurimi i ndricimit rrugor ne te gjitha segmentet e rrugeve kryesore dhe dytesore ne qytet .
Ndertimi i nje impjanti per trajtimin e mbeturinave.
Rikonstruksioni i plote i rrjetit te brendshem te shperndarjes se ujit te pijshem.
Shtimi i siperfaqeve te gjelberuara dhe krijimi i parqeve publike
Sigurimi i shkollave dhe kopshteve me sistem ngrohje e baze materiale laboratorike dhe kompjuterike.