E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvis Sina: Eshte radha jone

Edhe pse tashme i rreshtuar me mbrapa, jo me ne ate zonen e preferuar te tij te mesfushes, kjo per shkak te ndryshimit qe ka pesuar skuadra ne skemen e vendosjes se saj ne fushe, me kater mbrojtes ne vije te drejte, Elvis Sina ndihet i kenaqur. "Tashme jam ambientuar mjaft mire, thote ai, e madje dua te shtoj se nuk e kam patur aspak te veshtire kete rol te ri. Them keshtu sepse, jo pak here, per nevojat e skuadres, e kam bere detyren e stoperit. I kenaqur jam edhe me gjendjen fizike, fale asaj stervitje intensive qe kemi bere ne pergatitoren e Struges".
"Oreksi" i rritur i turqve
Duke u kthyer tek perballja e 10 gushtit me turqit e Kajserispor, Sina shtoi: "Se pari, me duhet te them se eshte nje ndeshje e veshtire. Nga sa jemi informuar, turqit jane nje ekip ne rritje dhe ketu kam parasysh faktin qe jane radhitur ne vendin e peste ne kampionatin e tyre. Per nje ekip si ai, qe vetem tre sezone me pare ka qene ne kategorine inferiore, pa dyshim eshte nje arritje e madhe. Pa harruar qe kane kaluar me sukses, pa njohur humbje, dy ture ne Kupen Intertoto dhe per here te pare ne historine e tyre jane Kupen UEFA. Pra, jane "duke marre te perpjeten", pa thene qe ne raste te tilla edhe "oreksi" behet me i madh".
Mundesi reale per t'i ndalur
"Por, gjerat jo gjithnje jane absolute, ka vijuar mbrojtesi. Perballe ketij oreksi te tyre, ne perballjen e 10 gushtit do te jete, jo vetem forca e potenca e padiskutueshme e grupit te futbollisteve te ekipi tone, por edhe eksperienca ne kompeticionet europiane. Ne nuk kemi marre pjese asnje here ne Kupen Intertoto, kjo edhe per faktin sepse vazhdimisht kemi fituar trofe. Dhe ne rastet kur nuk jemi shpallur kampione, si kete sezon, pa trofe nuk kemi mbetur. Keshtu, here ne Champions League, ne Kupen e Kupave apo dhe ne Kupen UEFA, kemi dhene prova. Ndaj nisur nga fakti qe disa here i jemi afruar shume, kete here, edhe nga shorti, une kam besim qe ne kete kompeticion te Kupes UEFA eshte radha jone per te prekur turin e trete".
"E rendesishme te mos pesojme"
"Trajneri i skuadres turke, tha Sina duke perfunduar, edhe ne intervisten e dhene kur ishte ne Tirane para disa ditesh deklaroi serish se, ndihej i favorizuar ngaqe ndeshja e dyte do te luhet ne fushen e tyre. Nuk eshte thene te ndodhe gjithnje keshtu. Gjithsesi, per ne eshte e rendesishme qe ne ndeshjen e pare te arrijme nje fitore, pa pesuar gol. Kjo eshte shume e rendesishme. Dhe kete kam besim te plote se do ta bejme. Kembengul ne kete qe them sepse, sado ne rritje qe te jete Kajserispor, nuk eshte kurre CSKA e Sofjes e Championsit te kaluar. Besoj se te gjithe e kane te parasysh ate loje spektakolare te Tiranes ne "Qemal Stafa", te cilen nuk arriti ta zbehe humbja qe pesuam. Ndaj e perseris eshte radha jone ne kete kompeticion te marrim ate qe meritojme".

Bedri Alimehmeti
Sport Ekspres

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›