Orges Shehi: Kete sezon, me “cun”!
"Me pelqeu jo vetem oferta e bere nga presidenti Xhani, por edhe strategjia e klubit, dhe per kete arsye zgjodha perseri kete skuader. Por kete vit kam deshire qe, pertej nje kampionati te mire, te dalim edhe te paret"
Ka luajtur me Partizanin gati te gjithe gjysmen e sezonit te kaluar, duke e filluar qe nga aktivizimet me "pikatore", ne fund te eres "Mema", e deri tek roli i titullarit te domosdoshem ne epoken "Starova". Fjala eshte per portierin durrsak te te kuqve, Orges Shehin, i cili, edhe pse u larguar nga te kuqte, pas perfundimit te Intertotos, u kthye serish ne "gjirin" e skuadres se Bajkos, pasi kerkesat e tij u plotesuan. "Sigurisht qe ajo qe me joshi, ishte oferta e presidentit Xhani, por jo vetem. Ishte edhe strategjia e klubit, e hartuar nga dyshja Bajko Birce, e cila mendoj se do t'i jape tjeter impuls skuadres", ka thene Shehi. Keshtu, edhe pse per portierin sezoni i kaluar, nuk ka qene me i bukuri ne karrieren e tij, kete here, pas firmosjes se kontrates se dyte me "demat", kjo duhet dhe do te ndryshoje. Madje, ai ka pranuar se kjo do te ndodhe, jo vetem per te, por per te gjithe ata qe pranuan te qendrojne tek "demat".
"Parakalim" sezonit te kaluar
"Ne momentin qe une nisa te aktivizohem ne radhet e Partizanit, sezonin e kaluar, ne ishim ne nje pike kulmore, ku pretendonim ende te arrinim gjithcka, pasi asgje nuk ishte e humbur ende. Madje, shkuam deri atje sa te ishim vetem tri pike larg Elbasanit kryesues, me nje deshire te madhe per ta kaluar ate, duke qene se e kishim mundur ne ndeshjen direkte", kthehet pak prapa ne kohe Shehi. "Megjithate, kjo deshire e jona nisi te shuhej kur filloi edhe renia. Nga te dytet me shume mundesi, ne arritem te katertet ne fund te kampionatit. Pra, ai qe kaloi, mendoj se iste nje sezon per t'u harruar dhe jo vetem kaq, por nuk duhet te perseritet me. Pikerisht per kete, une mendoj se kete sezon qe do te filloje, ne duhet dhe do te jemi me teper te sakte ne cdo gje. Vetem keshtu do te gabonim me pak", ka vijuar ai.
Deshire e premtim
Deshiron ate qe do te donin te gjithe te tjeret, titullin kampion, por edhe Kupen e Shqiperise. Megjithate, trofeu i madh duket se eshte me i nevojshmi per "demat", te cilet nuk e shohin ate qe nga 1993 shi. "Sigurisht, mendoj se ky sezon i ri do te jete "nata me diten" me ate qe kaloi, per nga perberja e skuadres, por edhe per nga grupi, i cili mendoj se eshte shume i mire. Megjithate, pertej ndeshjeve te bukura, qe dihet se nuk do te mungojne, une, ashtu si cdo lojtar tjeter i Partizanit, kam deshire qe te dal kampion me kete skuader. Pra, dua qe ky sezon te dale "cun", sic thote populli", ka shtuar ruajtesi i katerkendorit partizanas. Kurse, persa i perket portes, ku kete here Shehi do te kete nje rival shume te forte, sic eshte Llanaj, portieri sqaron se ai do te beje detyren e tij dhe se sic e ka sqaruar disa kohe me pare, konkurrenca nuk e ka trembur dhe nuk do ta trembe. Kjo, pasi cilido qe do t'i zere vendin atij, duhet te derdhe djerse me shume.
Gjergj Cicani
Sport Ekspres