Nuk ka futboll me manekinë në fushë
Loja e futbollit është e ngjashme me lojrat kolektive dhe zhvillohet në prezencën e dy skuadrave në fushën e lojës ku lojtarët zhvillojnë aksione të lojës me veprime determinuese kolektive midis lojtarëve të një skaudre që zotërojnë topin, në raport me veprimet e kundërshtarëve. Në cdo cast të lojës secili lojtar dhe në cdo cast të zhvillimit të lojës duhet të marrë në konsideratë pozicionin e shokëve të tij pozicionin e skuadrës kundërshtare, dhe mbasi ky kompleks i elementëve arrin të perceptohet, bëhet e mundur për të përpunuar një zgidhje efektive të situatës së lojës. Në një ndeshje ekzistojnë dy situata të cilat alternohen në vazhdimësi në zotërimin e topit dhe anasjelltas të cilat quhen respektivisht sulmi dhe mbrojtja të cilat në pjesën më të madhe shërbejnë për ndërtimin e lojës në dinamikën e lojës së futbollit si dhe paraqesin përmbajtjen e taktikës nëpërmjet të cilës realizohet rezultati i lojës. Në fakt shumëzimi i situatave është shpejtësia e veprimeve në fushën e lojës në zonët e ndryshme, është bërë problem finalizimi i principeve taktike sulmuese dhe mbrojtëse në përgjithësi kushtëzohet vlerësimi absolut. Gjatë zhvillimit të lojës, trajneri mund të bëjë ndryshime taktike gjatë lojës duke korigjuar pozicionet në fsuhë si dhe detyrat taktike të disa lojtarëve, por përsëri nuk mundet të dalë nga situata për arsye se kundërshtari disponon një organikë lojtarësh superior në komponentë të ndryshëm sepse angazhimi dhe veprimi i lojtarëve nuk është optimal. Cdo skuadër duhet të ketë një organizim që realizohet vetëm duke përsëritur ushtrimet në fushën e lojës gjatë ushtrimit të kombinacioneve të ndryshme. Është evidente që në cdo ndeshje ka shumë rëndësi saktësimi i zotërimit të topit që përkufizohet si një aksion është koordinuar me shumë lojtarë të cilët të reshtuar në mënyrën e ndihmës reciproke si dhe e shkallës së ndërprerë, duhet të arrijnë të administrojnë situatën. Zotërimi i topit është i nevojshëm kur duhet të tërheqim kundërshtarin që bëjnë lojë kryesisht mbrojtëse kur duam të ulim rikthimin e lojës ose të një faze për të përgatitur ndryshimin e rikthimit në mënyrë të befasishme për të ndihmuar në ndërrimin e ndryshimit të drejtimit të lojës me ndryshuar frontin e sulmit me krijuar mundësi për ndryshimin e lëvizjeve të sulmuesve. Ushtrimet për zotërimin e topit janë një element themëlor dhe një ushtrim që nuk mund të mungojë në programimin didaktik të stërvitjes të futbollistëve të cdo moshe dhe të cdo kategorie. Prandaj për rëndësinë fondamentale duhet t'u bëhet e kuptueshme koncepti i shkmarikimit, i cili është një lëvizje taktike individuale në mënyrë që lojtari të jetë në lëvizje të pandërprerë përshtatur bashkëlojtarëve të cilët shmarkohen nga kundërshtari për të realizuar pozicione të ndryshme të lojës. Gjithashtu duhet të kemi parasysh që nuk ekziston vetëm lëvizja e shmarkimit për të marë pasimin e shokut, por mund të vazhdojë vrapimi i shmarkimit për të asimiluar tre konceptet bazë: koha e shmarkimit me lëvizur kur bashkëlojtari ka mundësi me pasur topin ku duhet të shmarkohet në zonën kur lojtari ka pamje dhe mundësi për të pasuar topin si të shmarkohet duke bërë një lëvizje mashtruese nga ai që pret kundërshtari. Mendoj se ushtrimet që përmirësojnë zotërimin e topit janë të shumta lojrat me grupe lojtarësh në zona të vogla dhe me porta të vogla të cilat stimulojnë te lojtarët dëshirë për lëvizje dhe lojtarët krjojnë mundësi për të realizuar detyrat. Këto lloj ushtrimesh mund të bëhen një element i rëndësishëm për përgatitjen atletike sepse mund të vërtetohen implikacione fizikologjike si në mekanizmin anaerobi, ashtu aerobik të cilat paraqiten në angazhimin motorik. Shumë të ngjashmetë cilat gjatë një ndeshje zyrtare. Sipas mendimit tim shmarkimi gjatë zotërimit të topit duhe të stërvitet rregullisht madje ato në fazën e nxemjes. Logjikisht është që cdo trajner duhet të përgatisë programin stërvitor sa më të adoptueshëm për lojtarët e skuadrës sepse loja është ajo që nxjerr në pah pikat e vërteta anët e forta dhe të dobëta të cdo lojtari. Meqë nëse futbollistët ndihen më të gëzuar kur luajnë me porta të vogla dhe në zona të kufizuara duhet të caktohen detyrat që duhet të realizojnë lojtarët si në mbulim zonal, personal me numër të caktuar takimesh ose në finalizim nga distanca të caktuara si dhe me caktimin ose me qarkullim sa më të gjatë të topit. Ndarjen e fushës së lojës në tre pjesë dhe ne cdo zonë 15x5m ABC janë vendosur tre skuadra me nga tre lojtarë secila në secilën zonë dhe qarkullojnë topin midis tyre dhe pasojnë te partnerët në zonën tjetër duke mos patur të drejtë të futen në zonën tjetër. Në këtë ushtrim caktohet numri i takimeve të topit fiton një pikë skuadra që arrin të pasojë të shënjoë në zonën tjetër. Gjithashtu lejohet që të pasohet edhe në formë, ushtrime të tilla në fomrë lojrash janë të shumta prandaj trajneri duhet të kërkojë dhe në cdo stërvitje të paraqesë ushtrime që perfeksionojnë pasimin dhe shmarkimin për të cilat sot insistohet në skuadrat më të përparuara të Europës.
Nga Zyber KONCI*
* Mjeshtër i merituar
(Sporti Shqiptar)