E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia: Mungon “pyka”!

Vizita e presidenti shkodran Valter Fushaj ne Gjermani eshte shoqeruar me konkretizimin e veshjes kuqeblu te dy futbollisteve. Ata jane paraguajani Viktor Fernandez dhe shqiptari Gentian Birishti, futbolliste keta qe kane qene ne prove te ekipi i Vllaznise gjate diteve pergatitore te Gjermanise, ne Magdeburg. Ne prove te kuqeblute e drejtuar nga gjermani Shulze, qe prej 24 korrikut kur startoi seanca e pare stervitore, kane qene dhe disa futbolliste te tjere te huaj. Per saktesi, sipas presidentit Fushaj, kane qene 11 te tille.
Pasi u larguan nje e nje nga, si te pavlefshem per interesat e lojes se Vllaznise, filtrimi shkoi ne treshen e fundit, hungarezin Kovac, paraguajanin Fernandez dhe shqiptarin Birishti. Edhe pse u fol se vendimi per perzgjedhjen e tyre do te jepej te merkuren, ai ka ardhur vetem dje pasdreke kur presidenti shkodran ka dhene verdiktin e tij ne favor te Ferndandes dhe Birishtit. Sic bejne te ditur burime nga stafi teknik, vonesa e marrjes se ketij vendimi ka ardhur ngaqe presidenti ka parapelqyer nga afer vete lojtaret ne fjale, duke i ndjekur ne seancat stervitore te Magdeburgut. Nje vonese e tille thuhet se ka ardhur edhe si rezultat i "fronteve" te reja te merkatos te shkodraneve me Shqiperine, sic eshte rasti i Duros, Bylykbashit dhe Klevis Dalipit.
Kovac nuk kalon "klasen"
Testimet kane konkluduar se Fernandez eshte i dobishem ne repartin e mesfushes, ndersa shqiptari Birishti do te jete pjese e repartit te sulmit. Kandidatura e trete qe pretendohej, hungarezi Kovac nuk e ka kaluar klasen. August 5, 2006_Fernandez dhe Birishtin kemi biseduar per te gjitha problemet dhe kemi rene dakord ne parim qe ata te luajne per Vllaznine per sezonin e ri. Ne i propozuam oferten tone financiare dhe ata e mirepriten per te gjitha elementet e saj", tha Fushaj, duke bere te ditur se firmosja zyrtare do te behet ne Shkoder ne prani te noterit.
Kerkohet nje sulmues tipik
Por pervecse ketij lajmi, Fushaj thote se stafi ne bashkepunim me menaxheret po punojne per gjetjen e nje sulmuesi te mirefillte, ate qe ne gjuhen e futbollit quhet pyke. Ne lidhje me kete, presidenti, permes linjes telefonike, tha: "Ne konsulte me stafin teknik kemi arritur ne konkluzion se Vllaznise, per te qene nje ekip i kompletuar i nevojitet nje futbollist tipik sulmues. Prandaj po kerkojme, qofte jashte Shqiperise, por dhe brenda saj. Nuk duam te ngutemi. Duam te jemi te sigurt kur te percaktojme nje gje te tille, pasi kemi vene ne "binare" repartet e tjere e tani po kerkojme njeriun e golit, ate qe do te konkretizoje lojen e ksuadres ne drejtim te fitores".
Kuqeblute, ne mesnate ne Shkoder
Sonte ne mesnate ose ne oret e para te dites se diel, kuqeblute pritet te jene ne Shkoder. Do te jete po ajo linje udhetimi e ndermarre ne nisje. Se bashku me grupin e futbollisteve shkodrane qe udhetuan per ne Gjermnai ne kthim do te jete dhe shqiptari Gentian Birishti. Per paraguajanin Fernandez nje gje e tille nuk eshte e mundur, pasi ai nuk eshte i pajisur me vizen shqiptare. Stafi i Vllaznise po punon per te kryer procedurat e nevojshme ne menyre qe ai te mberrije sa me shpejt ne Shkoder, fillimisht me firmosjen e kontrates dhe me pas te jete ne seancat stervitore.

Gasper Marku
Sport Ekspres

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›