Arben Derhemi: “Johan Padan...”, monodrama qe lindi nga papunesia! Izaura Ndoj
Aty perplasen 16 karaktere qe vijne ne 6 dialekte te ndryshme, dialekte te shqipes, por nga vetem nje aktor. Eshte monodrama “Johan Padan ne kerkim te Amerikave” qe bashkoi ne skenen e Universitetit te Arteve regjisorin Milto Kutali dhe aktorin Arben Derhemi me vepren e dramaturgut italian, Dario Fo. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter”, aktori Arben Derhemi, rrefen arsyen pse zgjodhi te sjelle ne shqip nje nga monodramat me te veshtira, sfiden e tij aktoriale perballe monodrames se Dario Fo, interpretimin ne gjashte dialekte, si dhe projektet ne vazhdim. “Ideja e kesaj monodrame lindi nga papunesia. Nje aktor duhet te hidhet ne skene, aktori eshte si nje futbollist, luan apo nuk luan. Nje futbollist qe nuk luan gjithmone ka probleme, dhe kur e shikojne ne fushe cuditen, ndersa nje futbollist qe luan dhe eshte ne forme te mire rremben goditje emocionale, keshtu ndodh dhe me aktorin”, - thote Derhemi. Sipas tij, teatri shqiptar po kalon nje krize te jashtezakonshme, nje dukuri kjo sipas tij, qe eshte lene ne “harrese”. Monodrama do te shfaqet ne skenen e Universitetit te Arteve gjate dy fundjavave ne vijim, per t’i lene rruge te hapur turneve qe do te nisin neper teatrot jashte Tiranes.
Monodrama “Johan Padan dhe Amerikat”, eshte hera e pare qe ju ve te vetem perballe publikut. Si lindi ideja per ta sjelle ne skenen e Universitetit te Arteve?
Ideja e kesaj monodrame lindi nga papunesia! Nje aktor duhet te hidhet ne skene, aktori eshte si nje futbollist, luan apo nuk luan. Nje futbollist qe nuk luan gjithmone ka probleme, dhe kur e shikojne ne fushe cuditen, ndersa nje futbollist qe luan dhe eshte ne forme te mire rremben goditje emocionale, keshtu ndodh dhe me aktorin. Teatri shqiptar eshte ne nje krize te jashtezakonshme, gje e cila nuk perflitet me sepse kam pershtypjen qe eshte e kote te thuhet, pasi dhe kur pohohet me ze te larte nuk i bie mendja ndokujt. Keshtuqe, eshte e kote te themi gjate gjithe kohes: “ktheni syte nga teatri”, pasi te gjithe bejne nje sy qorr dhe nje vesh shurdh. Monodrama, lindi, sepse isha ne nje moment pushimi dhe mendova se do te jete shume me bukur sikur te punoj. Kisha gati 3 muaj qe beja pushim pa pasur asnje projekt, pasi projektet kur vijne, vijne te gjitha bashke ose nuk vijne fare, keshtu jane projektet artistike ne Shqiperi. Kushtet dhe mendimi im per nje monodrame, arritjet e mia profesionale deri ne kete pike dhe me tej, eshte qe njeriu duhet te beje gjithmone nje hob cilesor. Nje hob cilesor do te thoshte qe te vazhdoja me nje monodrame, nje monodrame e cila do te tregonte Benin si nje aktor, do t’i jepte nje zhvillim te metijshem karrieres sime dhe njekohesisht nje sprove per mua.
Vepra e Dario Fo’s flet ne dialekte te ndryshme. Si vjen ajo ne gjuhen shqipe?
Pasi morem vepren, pame qe kishim nje monodrame jo te lehte. Bashke me regjisorin Milto Kutali nisem proceset e monodrames per nje periudhe gati 3 muaj, madje dhe miqte tane qe ishin te informuar, na pyesnin se kur do shfaqet si veper. Pas premieres qe patem te dielen e kaluar, nje mik dhe aktor i mirenjohur i teatrit me tha:; Kishit te drejte qe e vonuat kaq shume, pasi ajo do shume pune. Vepra eshte impenjative.
Mund ta cilesojme si kryefjala e roleve te realizuara deri me tani kete monodrame?
Rolet jane gjithmone te bukur. Njeri eshte me i bukur se tjetri, kjo eshte nje pune voluminoze, nje pune e jashtezakonshme, plot mund dhe nje lodhje te jashtezakonshme. Nuk mund te thuhet qe eshte kryefjala, por Johan Padan eshte nje nga veprat me te mira te mija.
Sa te veshtire e keni pasur interpretimin ne gjashte dialekte te krahinave shqiptare?
Johan Padan, luan 16 karaktere dhe interpreton ne gjashte dialekte te ndryshme te Shqiperise. E menduam ta sillnim permes dialekteve pasi dhe vete Dario Fo shkruan ne dialekt ne veprat e tij. Perkthyesi nuk e perktheu ne dialekte, por ne i shtuam nje ngjyre vepres. Me kete element, karakteret moren nje ngjyre tjeter. Dialekti eshte nje gje qe edhe mesohet, por per mendimin tim eshte me shume e lindur. Eshte e lindur sepse ka te bej me veshin, me komunikim qe ke pasur me dialekte te ndryshme, ke degjuar. Gjate gjithe jetes kam pasur deshire te bej humor ne dialektin korcare, pasi korcaret kane nje dialekt simpatik dhe me humor te jashtezakonshem. Por edhe e folmja beratase, dibrane, elbasanase…Me pak fjale, pervojat e mija gjate gjithe jetes – ku me kane memorizuar dialektet shqiptare, thjesht i kam rifreskuar ne kete monodrame. Mrekullia e madhe e kesaj shfaqje ishte qe 1 ore e 40 minuta kaluan pa u ndjere nga publiku.
Bashkepunimi me regjisorin Milto Kutali duket sikur ju ka sjelle sukses...?
Me regjisorin Milto Kutali kam bashkepunuar dhe me pare me vepren e Woody Allen, komedine “Riverside Park”, histori e nje takimi per marredheniet njerezore, me aktorin Gazmend Gjoka. Ne fakt, afersia qe kemi ne Akademi, pasi japim mesim ne te njejtin kurs, na ka bere te bashkepunojme dhe te merremi vesh mire, si perfundim te godasim ne teater me vepra te ketij lloji.
Monodrama qe sapo ka marre jete ne skenen shqiptare do te nise rrugetimin edhe neper skenat evropiane. Pse kjo iniciative?
Pas shfaqjeve qe do te jepen dhe fundjaven qe vjen ne sallen “Black Box”, monodrama “Johan Padan dhe Amerikat” do te nise rrugetimin e saj dhe jashte teatrove shqiptare. Nje karakter qe krijohet, eshte njesoj sikur lind nje femije. E kuptoni se sa e dhimbshme eshte per nje prind sikur t’i vdiste femija, keshtu eshte dhe per nje aktor kur i vdes nje karakter! Nuk dua qe ky personazh te “vdese” pasi mbi te gjitha eshte nje personazh qe rralle prek teatrin shqiptar. Nepermjet nje fondacioni qe financohet nga BE, kemi menduar qe vepren ta cojme ne Itali, me perkthim te titruar dhe ta japim neper skena te ndryshme.