Ema, pas Brehtit arrogant
Ema, pas Brehtit arrogant
Suela Furriku
Cili është ndryshimi mes dashurisë që “tregtohet” dhe asaj të vërtetë? A mund të blihet realisht dashuria si mall në sajw të përmbushjes së egos së përfitimit? Këto dhe dilema të tjera nuk do tw jenw vetwm si impresiono teatror nw shfaqjen teatrale, qw do të vihet sonte në Teatrin Kombëtar. “Poshtpërpjetat e dashurisë”, është një pjesë e shkëputur nga vepra “Opera për tre grosh” e Bertolt Brecht, e cila do të ngjitet për katër net me radhë nga një emër i njohur i skenës. Shfaqja mban “vulën” e aktores Ema Andrea, e cila kësaj herë nuk do të personifikohet vetëm me ndonjë rol të veçantë, por do të drejtojë projektin si regjisore. Është një komedi në të cilën dy llojet e dashurisë do të jenë kryefjala e saj. “Kontrasti mes dashurisë që shitet dhe blihet, si dhe asaj të sinqertë është koncepti nëpërmjet së cilës do të ndiqet edhe linja e veprës”, shprehet regjisorja Ema Andrea, duke shtuar po ashtu se “do të parashtrohet linja e marrëdhënies mashkull-femër në një shoqëri ku vlerat njerëzore janë në shkatërrim”. Sipas aktores, tashmë edhe regjisores së kësaj komedie “Opera me tre grosh”, kjo është një vepër shumë madhe që vihet në teatro shumë prestigjioze. Ajo tregon se në këtë vepër ka marrë vetëm një pjesë të saj të cilën e ka mbajtur vetëm në një linjë. “Kam përdorur këtë linjë pasi menduam se shkon më shpejt tek publiku duke qenë se ai identifikohet me këtë koncept që ne kemi mbajtur nga kjo vepër. Veç kësaj e kemi gërshetuar edhe me disa poezi të Brehtit që flasin vetëm për dashurinë. Do të mundohemi të ofrojmë publikut të dy anët e dashurisë “Brehtiane”, thotë Ema. Për aktoren nuk është regjia e parë që vë në skenë, por edhe pse ka përmbushur iniciativa të tillë më parë, për të sërish mbetet një sfidë e re për t’u përballuar, pse jo edhe për të njohur më mirë autorin e veprave të mëdha, Bertolt Brecht-in. “Për mua është një sfidë personale, një dëshirë për të njohur Brehtin. Kam një mundësi më shumë për të eksperimentuar me këtë autor të madh në bashkëpunim me disa koleg dhe miq të mi”, shprehet regjisorja. “Poshtpërpjetat e dashurisë” nga “Opera më tre grosh” shënon veprën e katërt si regjisore për Andrean. Edhe pse shfaqet si regjisore, ndërkohë që nëpërmjet aktrimit ka afirmuar emrin, ajo nuk e njeh ndryshimin mes këtyre dy funksioneve.
Mbetet një eksperiencë e njëjtë, pasi mjaftohet me faktin që është dhe mbetet sërish pjesë e një shfaqje në teatër. “Unë shfaqem si regjisore, por kjo nuk do të thotë që unë ta cilësoj si një shmangie drejt fushës regjisoriale. Për mua të dyja këto drejtime bëjnë pjesë në një botë të madhe që quhet teatër. Nuk ka shumë rëndësi nëse jam aktore apo regjisore në një shfaqje”, thekson ajo. Para këtij projekti ajo ka ngjitur në skenë edhe vepra të tjera si monodramën “Me syrin e një klouni”, “I’m from Albani”(Unë jam nga Shqipëria) apo “Pinter” të vënë në Galerinë e Arteve.
Ky është një projekt i cili vjen në bashkëpunim me Ardian Klosin i cili ka përshtatur këtë vepër në shqip, si dhe me shoqatën “Robert Shvartc”. Sipas Andreas pjesë integrale të shfaqjes do të jetë edhe koreografia e organizuar nga Gjergj Prevazi, këngë të njohura të Kurt Ëeillit apo edhe skena të cilat do të flasin paralel me fjalën.
Bashkë me aktorë të rinj, në këtë pjesë do të luajnë edhe emra të njohur të skenës si Loredana Gjeçi, Arben Derhemi, Yllka Mujo, Vasillaq Vangjeli, Taulanta Dushku, Devis Muka, etj. Në qendër të kolazhit është dashuria, ku protagonistë janë Macheath me nuset, mikeshat e bordellos dhe bashkëpunëtoret e veta, e ndërthurur krejtësisht në intervale poezish lapidare për dashurinë. Në këto pjesë të bashkuara në kolazh publiku do të ketë mundësi që të ndjekë një shfaqje me përmasa të mëdha artistike, e cila do të jetë për katër ditë në skenën teatrore shqiptare.