Kush po na gënjen: Milkani, Ferri apo Pango?!
Nga dita e djeshme, “gëzimi” për pranimin e filmit “Trishtimi i zonjës Shnajder” si produksion shqiptaro-çek në listën e konkurrimit për çmimin “Oscar” në gjuhë të huaj, pra debutim jo në gjuhën angleze, do të shoqërohet nga një pyetje komprometuese për tri palë: A është e vërtetë, apo i gënjeshtërt ky lajm?! Kush po na gënjen, artisti apo titullarët e lartë të kulturës?!
Dje, në mesditë, pas shumë orësh kërkime nga protokolli i Ministrisë së Kulturës vjen përgjigjja negative - nuk gjendet asnjë letër-kërkesë e drejtorit të QKK-së, Xhevdet Ferrit, për të shkuar filmi i Pirro Milkanit në konkurrimin për “Oscar”. Në fakt, u tha se një letër ka ekzistuar, por që tregonte se ende nuk kishte mbërritur në zyrën e ministrit Yllli Pango, për ta firmosur. Pra asnjë letër zyrtare nuk është firmosur nga autoriteti i lartë i kulturës, ashtu siç deklaroi një ditë më parë Milkani, për të shkuar në Amerikë. Ndërsa, e vetmja letër që na u dorëzua dje nga ministria ishte një kërkesë e hartuar sikur ishte nënshkruar nga ministri, që i drejtohej Akademisë së Çmimit “Oscar”, e shkruar në anglisht që tregonte se cilët aktorë ishin qytetarë shqiptarë. Por mbi të gjitha letra ishte e pafirmosur nga Pango, ku shkruhej se filmi ishte selektuar nga Komiteti i Selektimit Kombëtar për të marrë pjesë në edicionin e 81-të të çmimit “Oscar”. Se kush është ky komitet që ka vendosur për filmin e Milkanit, dhe cilët janë emrat, që mendojmë të jetë bordi i QKK-së, nuk është thënë.
“Ajo letra që ju dhashë është ajo çka kemi ne (pak a shumë është kërkesa e z. Ferri) që ministri nuk e ka firmosur. Nëse ju hyn në punë kjo, sepse tjetër nuk kemi”, - kjo është deklarata, e cituar fjalë për fjalë, e zëdhënëses së Ministrisë së Kulturës për mediat në lidhje më kërkesën për t’u njohur me dokumentin që mendohet të ketë dërguar drejtori i QKK-së, Xhevdet Ferri në ministri, me të cilën Milkani thotë se ka marrë përgjigjen gojore. Qendra i ka thënë: “Ti je në rregull”.
Fakti që dje nuk na u tregua nga ministria asnjë letër e tillë, të hedhë sërish në pyetjet se kush po gënjen taksapaguesin shqiptar: ministria, Milkani apo Xhevdet Ferri?!
Regjisori i filmit, Pirro Milkani, me një dalje të papritur para mediave deklaroi se “zyrtarisht filmi i tij ka hyrë në listën e konkurruesve për “Oscar””. Pa treguar para mediave asnjë dokument zyrtar se si u përzgjodh ky film nga Qendra Kombëtare Kinematografike, Milkani tha se ky institucion i kishte dhënë pëlqimin. Pra, në realitet Milkani duhej të na tregonte një dokument të firmosur nga QKK-ja, drejtori i saj, Xhevdet Ferri, si kusht i përfaqësimit zyrtar për të aplikuar në Akademinë e Çmimit “Oscar”. Ekzistencën e këtij dokumenti Milkani u mjaftua të na e shpjegonte më gojarisht, dhe ta linte të gjithë situatën e dëshmisë nën hije dyshimi.
Drejtori i QKK-së, Xhevdet Ferri, që duhej të ishte prezent në dhënien e lajmit, mungoi. Në emër të tij, si kryetar i një institucioni që menaxhon fondet publike për investime në kinematografi, nuk u pa asnjë shkresë mbi tryezën e Milkanit.
Në anën tjetër, letra “e imagjinuar” duhej të mbante edhe firmën e ministrit të Kulturës, Ylli Pango, dhe prej tij të hartohej një tjetër letër që t’i drejtohej për aplikim Akademisë së “Oscar”-it. Një gjë vjen e sigurt, që drejtori i QKK-së, Ferri, i ka dërguar kërkesën Pangos, për ta firmosur për filmin e Milkanit, që arbitrarisht bëhet e ditur se mbante vetëm firmën e kryetarit. Ndërsa kinematografia jonë arrin të prodhojë vetëm dy-tre filma në vit, ky shans do festuar si në fshat. Pra, filmi tjetër që pretendonte për të konkurruar për “Oscar” dhe po bëhej gati të aplikonte, ishte dhe filmi i Fatmir Koçit “Koha e kometës”. Por, që nuk e kapi aq shpejt kohën sa regjisori Milkani, duke të krijuar idenë e një ngutjeje imponuese.
E gjithë kjo insinuatë e krijuar të çon vetëm në një pyetje: Kush po na gënjen? Pango, Milkani apo Xhevdet Ferri?! Filmi është i shënuar tashmë në listën e konkurrentëve për “Oscar”, pa marrë vesh se si ka shkuar dhe si ka aplikuar në Amerikë, përderisa Pango nuk zotëron një letër nga Ferri, që medias i serviret një letër si fletë-kërkesë, ku Milkani tregon përralla se çfarë i ka thënë gojarisht Ferri etj. – një histori që duhet zbardhur, të merret vesh një herë e mirë se çfarë dinjiteti duhet për t’u përfaqësuar, qoftë kjo duke u nisur dhe nga format më të thjeshta të aplikimit apo hartimit të një kërkese. Sot Pango, Ferri e mbi të gjitha Milkani duhet të tregojnë të vërtetën se kush po gënjen nga këta të tre?! Në të kundërt, filmi kthehet në një entuziazëm të hidhur dhe Milkanin po e lehtësojmë për t’ju përgjigjur pyetjes se si ka shkuar filmi Amerikë?!