Email-i misterioz: Ejani me ne në Sektin e Djallit
Nga Albana Çakshiri
Shumë e-maile u j anë nisur qyetareve te Korces që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, nga adresa drakula varreza@yahoo.com. Emaili u konfirmon abonentëve krijimin e "Sektit të Djallit" dhe i fton ata të bashkohen në këtë sekt.
KORÇE -Një e-mail i dërguar dje në dhjetëra adresa elektronike të banorëve të Korçës, shoqëruar me një foto makabër me dhëmbë të nxjerrë e fytyrë të përgjakur (Drakula), u konfirmon abonentëve krijimin e "Sektit të Djallit" dhe i fton ata të bashkohen në këtë sekt. Jo vetëm kaq, por ajo i fton të gjithë ata që besojnë në djall, të mblidhen në mesnatën e po asaj dite në varrezat e Korçës e të diskutojnë për punët që dalin para. Shumëkush mendoi se mund të ishte një shaka fëmijësh, por numri i shumtë i adresave elektronike që kanë pritur mesazhin e "Djallit", ka ngjallur panik në këtë qytet. Ndërkohë mësohet se janë vënë në dijeni për këtë fakt dhe krerët e policisë, të cilët kanë administruar një kopje e-maili të "Djallit.." dhe po hetojnë se kush fshihet pas saj. "Ne po hetojmë nëse është një shaka, lojë fëmijësh, apo mund të jemi përballë një fakti real të një grupi personash që vërtet mund të kenë simpati tek ajo që predikojnë", - pohojnë për Gazetën titullarë të policisë së Korçës.
E-MAILI
Shumë e-maile nga "Djalli", mësojmë se janë nisur që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ende pa vajtur ora 08:00 dhe janë nisur nga adresa drakula varreza@yahoo.com. "Hapa e-mailin si zakonisht në zyrë dhe kur pashë tekstin e 'Djallit' dhe foton, mendova se dikush mund të kishte bërë shaka. Por e njëjta gjë u kishte ndodhur dhe kolegëve të zyrës. Nuk di ç'të them", - shton për Gazetën një nga nëpunësit vendorë të Korçës. Ja çfarë shkruhet mes të tjerave në e-mailin misterioz: "Përshëndetje nga Drakula! Besoj që Djalli ka dhënë një rrugë të vështirë. Dhe në këtë rrugë jeni ju që duhet të dilni me gjithë sakrificat. Prandaj ju lutem të merrni pjesë në Varrezat e Korçës, ose ndryshe 'Shëntriadha, Ejani me ne', ku do të përcillet një sms për të gjithë ata persona që kanë shok fetar Djallin dhe që besojnë vetëm tek Djalli. Ceremonia do të zhvillohet në parcelën numër 56 në anën e djathtë…". Më tej, i udhëzon se, nëse nuk do të gjejnë personin me emrin Drakula, të dërguarin e Djallit, u thotë se si do e identifikojnë nga tiparet… Në fund, jep numrin e telefonit celular, por me një shifër tepër…
BANORET
Përtej një dyshimi e dëshire që kjo të jetë thjesht një shaka, dita e djeshme ka ngjallur reagime dhe shqetësim tek banorët e qytetit. Në biseda intime, jo pak prej tyre thonë se kanë dëgjuar për një grup të rinjsh me vese që predikojnë "të mirat" e Djallit, bile se dhe që mund të jenë takuar dhe më parë, por askush nuk thotë ndonjë gjë konkrete. "Por nuk mendojmë të kenë vajtur deri këtu, apo më saktë të jetë kështu. Por dhe mund të jetë ndonjë sekt a ku di unë, që vjen dhe këtu në Korçë tani. S'e ku dimë ne sa sekte janë këtu. Sa na vijnë në derë e predikojnë e ç'nuk na thonë e nuk na shqiten. Zoti vëntë dorë në këto të pabëra!", - shton një e moshuar.
POLICIA
Nga policia zyrtarisht konfirmojnë se nuk kanë dijeni të ekzistencës apo aktivitetit të një sekti besnik të Djallit. Drejtues të saj flasin për shqetësimin qytetar e masiv rreth e-mailit misterioz. "Krahas masave të tjera, ne do të vrojtojmë e mbajmë në vëzhgim rrugët, territorin dhe vendin ku lajmërohet takimi i mesnatës", - shtojnë drejtues të policisë. Gjithsesi, priten orët e ditës në vazhdim, që korçarët të mësojnë nëse ishin para një "ëndrre" shqetësuese e nate pa gjumë, apo dikush në këto kohë të vështira e shikon prehjen vetëm tek Djalli.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)