Sot takimi i 19-të i Këshillit të Ministrave të BEDZ-it
TIRANE- Zhvillohet sot në Tiranë takimi i 19-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi. Në takim do të marrin pjesë dhe do të përshëndesin, kryetarët e delegacioneve të vendeve anëtare të BEDZ-it, dhe autoritete të larta zyrtare shqiptare. Një nga dokumentat kryesorë të takimit, do të jetë diskutimi e miratimi nga Ministrat e Jashtëm të “Deklaratës së Tiranës”, që do të pasqyrojë qëndrimet e përbashkëta të vendeve anëtare lidhur me bashkëpunimin në kuadër të BEDZ-it dhe të aktiviteteve të tij, si dhe për prioritetet dhe vizionin e tyre për rolin dhe funksionimin e Organizatës. Takimi ka rëndësi rajonale që pozicionmin Shqipërinë si një vend i cili mer përgjegjësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla të mëdha. Pas Shqipërisë Armenia do të marrë kryesimin e Këshillit të Ministrave të jashtëm të Detit të Zi. Në takim marin pjesë dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm Lulzim Basha.
(s.g/BalkanWeb)