Itali, qëllohet me armë një 36-vjecar shqiptar
ROME- Një shqiptar 36 vjecar është plagosur mbrëmë me pistoletë në kryeqytetin italian Romë. Sipas medias italiane, shqiptari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është qëlluar nga dy persona të cilët udhëtonin në motor. Ngjarja është shënuar mbrëmë, konkretisht rreth orës 22:00 kur 36 vjecari ishte ulur në një bar në rrugën Pavia të Romës jo shumë larg nga qyteteza universitare. Dy persona që udhëtonin me motor i janë afruar lokalit dhe kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të 36 vjecarit, i cili mesa duket ka qenë dhe objektivi i vrasjes,dhe menjëherë janë larguar nga vendngjarja. Shqiptari i plagosur është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur ndërkohë që policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)