Embargoja, Shqipëria rrit eksportet drejt Kosovës
TIRANË- Shqipëria mund të përfitojë nga masat e reciprocitetit të vendosura nga Kosova ndaj Serbisë. Kjo e fundit është furnizuesi kryesor i tregut kosovar me mallra. Drejtuesit e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar argumentojnë se është momenti i dukur që mangësitë që janë krijuar në këtë moment në tregun kosovar të plotësohen nga Shqipëria.
“Ne jemi orientuar drejt Kosovës për të kapur këtë boshllëk, për të gjetur veten tonë atje me ato prodhimet e stinës, të cilat tashmë janë të eksportueshme në Kosovë, janë dyfishuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me materialet e ndërtimit, që biznesi kosovar të mos e ndjejë mungesën.
” u shpreh Enver Ferizaj, kryetar i KASH.
Shqipëria mund të eksportojë drejt Kosovës një gamë të gjerë mallrash, duke filluar nga produktet ushqimore e deri te materialet e shërbimet e sektorit të ndërtimit.
“Eksportojmë produkte të përpunuara, edhe nga mishi. Po tentohet të cojmë edhe produktet e qumështit, por edhe në fusha të tjera si ajo e ndërtimit”, shtoi Ferizaj.
Për të furnizuar këtë periudhë tregun kosovar me produkte BFA Shipëria, këshillit i agrobiznesit shqiptar ka nënshkruar me Aleancën Kosovare të Biznesit edhe një marrëveshje, të përbërë nga 9 pika. Serbia furnizon rreth 70 për qind të tregut kosovar me mallra, me një vlerë që kalon 300 milionë euro në vit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)