E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon shembja e ndërtimeve për ndërtimin e unazës

Zv/kryeinspektori i INUK-së, Alban Isteri, deklaron se po kryhen ekzekutime të objekteve që janë në trasenë e rrugës.

“Në këtë mënyrë i hapim rrugë projektit të ndërtimit të unazës së re. Janë zbatuar të gjitha procedurat ligjore si dhe janë njoftuar të gjithë pronarët e objekteve”, theksoi ai.
    
INUK nisi sot paradite fazën e parë të këtij projekti, i cili parashikon shembjen e 29 objekteve, një pjesë e të cilave janë pa leje, ndërsa një pjesë janë me dokumente të rregullta ose në proces legalizimi. Këto të fundit do të dëmshpërblehen në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave. /Start/

                                                                                             2011-08-10 15:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›