E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Bulqizës: Bisedimet të nisin urgjentisht

Kryebashkiaku Keta i bëri thirrje për paqe dhe qetësi protestuesve që u përplasën sot me policinë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhet situata e tensionuar.  

Edhe kreu i konfederatës së sindikatave, Kolë Nikolla, u ka bërë thirrje minatorëve të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Ai theksoi se vetëm dialogu mund të sjellë një marrëveshje konsensuale dhe mund t`i japë zgjidhje situatës së rëndë në minierë.

Ndërkohë minatorët e Bulqizës janë në ditën e 17-të të grevës së urisë, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje apo zgjidhje që do t`i jepte fund grevës së tyre. /Start/

                                                                                             2011-08-10 14:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›