E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, këshilltarët e komunave abuzojnë me ndihmën ekonomike

PUKË- Në rrethin e Pukës komunat abuzojnë me ndihmën ekonomike duke ndikuar kështu tek përfituesit realë të skemës. Abuzimet shkojnë deri atje sa vetë këshilltarët e disa prej komunave në këtë rreth ngrenë dorën për vetë, duke u bërë kështu pjesë e përfituesve të ndihmës ekonomike, ndërsa marrin edhe shpërblimin e këshilltarit.

Ky fenomen vërehet në komunat Qelëz e Blerim, ndërsa nuk mungojnë raste të këtij lloji edhe në Iballës, atë të Fierzës, Qafës së Malit, Rrapës dhe komunat e tjera në rrethin e Pukës.

Në këto komuna, si pasojë e varfërisë mbi 60% e popullsisë trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërsa numri i lartë i familjeve të përfshira nuk lejon që përfituesit realë të marrin ndihmën e plotë sipas ligjit.

Ndihma për familjet në nevojë, është kthyer si e vetmja mundësi shpërblimi për këshilltarët, punonjësit e ndihmës sociale apo krerët e komunave, që përfshijnë në listat e përfituesve familje me lidhje të ngushta interesash, duke abuzuar kështu me detyrën.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›