E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, protestuesit bllokojnë rrugën, përplasen me policinë

Raportohet se rreth 100 automjete janë në pritje të zhbllokimit të rrugës, ndërkohë që protestuesit nuk pranojnë të largohen derisa qeveria të marrë masa duke ndërhyrë te kompania koncensionare ACR për të plotësuar kërkesat e tyre.

Protestuesit paralajmërojnë se nëse përfaqësia e kompanisë nuk shkon në Bulqizë për të takuar minatorët dhe për të plotësuar kërkesat e tyre, atëherë 700 minatorë do t’i bashkohen grevës së urisë.

Kjo protestë vjen pas dështimit të takimit mes minatorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë ACR.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-10 10:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›