E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdohan jep ultimatum per zgjidhjen e ceshtjes se Qipros

Kryeministri turk paralajmeroi te merkuren se marredheniet e vendit te tij me Bashkimin Europian do te ngrihen teresisht nese Qiproja merr presidencen e bllokut para se te arrihet nje marreveshje per ribashkimin e ishullit te ndare ne vija etnike. Ky kercenim sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Dorian Jones nga Stambolli eshte pjese  e asaj qe shihet si nje qendrim me i ashper i kryeministrit turk ndaj BE-se dhe Qipros.

Zoti Erdohan shfrytezoi rastin te ashpersonte qendrimin e tij gjate nje vizite dy-ditore ne pjesen turke te Qipros veriore per te shenuar 37-vjetorin e pushtimit te ishullit nga Turqia.

Pavaresisht perpjekjeve te vazhdueshme te OKB-se Qiproja vazhdon te jete e ndare qe nga pushtimi ne vitin 1974 nga Turqia ne pergjigje te nje grushti shteti te nxitur nga Greqia. Ne fjalen e mbajtur gjate ceremonise zoti Erdohan paralajmeroi se koha per perpjekjet e ribashkimit po mbaron.

Te gjithe duhet ta dine se mundesia e tanishme per Qipron nuk do te jete gjithmone e hapur tha ai. Pala turke e Qipros veriore po punon per arritjen e paqes dhe zgjidhjen e te gjitha padrejtesive. Kjo nuk durohet me.

Kryeministri njoftoi se Ankaraja do ti terhiqte te gjitha leshimet e bera sipas planit te deshtuar te OKB-se ne 2004-en. Sipas atyre kushteve qipriotet turq votuan per ribashkim ndersa qipriotet greke votuan kunder tij.
Leshimet perbejne bazen e perpjekjeve te OKB-se per ribashkimin e ishullit per te cilat vezhguesit thone se po lekunden.
Ioannis Grigoriadis ne Universitetin Bilken te Ankarase thote se deklarata e zotit Erdohan nxiti zemerimin dhe tronditjen e qiprioteve greke.

Deklaratat e tij te fundit nuk do ti ndimojne perpjekjet per ringjalljen e procesit te negociatave ne ishull. Ne Republiken e Qipros dhe ne Greqi ekzistonte pershtypja se pas zgjedhjes se zotit Erdohan ai do te mbante nje qendrim me te moderuar ne lidhje me ceshtjen e Qipros dhe ata shpresonin se procesi i negociatave do te ringjallej.


Richard Howitt zedhenes i ceshtjeve turke per bllokun socialist ne Parlamentin Europian paralajmeron se kercenime te tilla mund te jene kunder-produktive per Ankarane.

Kercenimet per mbylljen e rrugeve te komunikimit nuk do te ndihmojne. Sepse ka shume njerez ne anen europiane qe do ta shohin kete si mundesi ne vend te nje kercenimi. Une nuk dua ti japim material kundershtareve te Turqise te cilet do te ishin te kenaqur nese Turqia do ti ngrinte vete negociatat dhe do ta shfrytezonin kete rast per ti pezulluar apo mbyllur fare negociatat.

Turqia filloi bisedimet zyrtare per anetaresim ne BE ne vitin 2005 por eshte e pakenaqur nga perparimi i bere deri tani. Pervec Qipros kundershtimi i Frances dhe Gjermanise thuajse e ka ndaluar procesin e anetaresimit te Turqise ne BE. Por tani qe Turqia eshte nje nga fuqite rajonale ekonomike dhe politike me ekonomine me rritje me te shpejte ne Europe kercenimet e Bashkimit Europian nuk kane shume peshe.
Zoti Erdohan ka paralajmeruar BE-ne se nese ishulli nuk ribashkohet deri vitin e ardhshem Turqia do ta zgjidhe vete kete ceshtje. Kjo interpretohet nga analistet sikur Ankaraja do te perdore fuqine e saj ekonomike dhe politike per te kerkuar njohje nderkombetare per nje shtet te pavarur per qipriotet turq. Deri tani vetem Turqia e njeh qeverine e Qipros turke.
Por eksperti politik Xhengiz Aktar ne Universitetin Bahcesehir te Stambollit thote se nje hap i tille do ta demtonte me tej kandidimin e Turqise per anetaresim ne BE.

Kjo mund te kete pasoja shume te renda. BE-ja duhet ta rishikoje qendrimin ndaj negociatave me Turqine. Ne fund te fundit ky do te ishte aneksim i territorit te BE-se.

Por diplomatet e larte dhe politikanet turq kane paralajmeruar vazhdimisht se bisedimet e tanishme te OKB-se ofrojne mundesine e fundit per ribashkimin e Qipros. Kjo deri tani eshte trajtuar thjesht si retorike e Turqise. Tani zoti Erdohan duket me i vendosur se kurre qe ceshtja e ishullit te ndare te zgjidhet ne nje menyre apo nje tjeter brenda pak muajve te ardhshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›