Embargoja,Tadiç: S'reagojmë me kundërmasa ndaj Prishtinës
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç tha sot se Beogradi nuk do të përgjigjet me masa të njëjta ndaj vendimit të Qeverisë së Prishtinës për të vënë embargo në produktet e Serbisë. “Ky është provokim për Serbinë. Nuk do të reagojmë me kundërmasa, siç nuk reagojmë as ndaj provokimeve te tjera, sepse na duhet situatë e qendrueshme në rajon”, ka thënë Tadiç.
Sipas tij vendimi i Prishtinës do të ndikojë në dialog. Problemet me Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, kanë lindur në dhjetor të viti 2008, kur Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë bllokuar mallrat e Kosovës. Kjo ka ndodhur pasi në shkurt të po këtij viti, Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe rrjedhimisht vulat e UNMIK-ut janë zëvendësuar me ato të Republikës së Kosovës. Këto vula nuk i njeh as Serbia, as Bosnja.
Në vendimin e të mërkurës, të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare, thuhet se nuk njihen vulat doganore dhe të administratës tatimore të Republikës së Serbisë, dhe ndalohet importi i të gjitha mallrave të përcjella me dokumente që përmbajnë këto vula.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)