E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona, draft për vendet e BE-së në krizë

BRUKSEL- Vendet e Eurozonës do të ofrojnë hua me interesa më të ulëta dhe afat shlyerje më të gjatë për vendet e përfshirë në probleme financiare, të tilla si Greqia, Portugalia dhe Irlanda, sipas një projekt marrëveshje që pritet të miratohet gjatë samitit të sotëm në Bruksel.

Periudha e shlyerjes së huasë do të zgjatej nga 7.5 vjet deri në 15 vjet, ndërsa normat e interesit do të uleshin nga 4.5 përqind në 3.5 përqind, sipas rezolutës që po merret në konsideratë nga krerët e Eurozonës, të cilët po diskutojnë në samitin e Brukselit.

Menjëherë pas informacionit, monedha Euro pësoi një rritje të menjëhershme. Masat e ndërmarra të cituara nga diplomatët, të cilët kanë një kopje të projekt rezolutës ishin miratuar nga ministrat e eurozonës së financave me 11 korrik, por detajet pritet të bëhen më tej të ditura.

Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kanë ofruar Greqisë një hua prej 110 miliard eurosh në muajin maj 2010.

Megjithatë kjo hua ka rezultuar e pamjaftueshme, duke detyruar liderët Europianë që të negociojnë një paketë të dytë për Greqinë. Paketa e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar parashikon një hua prej më shumë se 70 miliard eurosh.
(e.m/NEWS24/BalkanWeB)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›