E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emergjenca, Nishani dhe Ruli inspektime në Pukë

Dy ministrat Bujar Nishani dhe Genc Ruli kanë vizituar sot rrethin e Pukës ku kanë ndjekur nga afër situatën në terren si pasojë e dëborës e cila ka bllokuar këtë zonë.
Dy ministrat, ai i brendshëm dhe i bujqësisë ka zhvilluar inspektime në komuna të ndryshme të Pukës dhe Fushë Arrëz si dhe janë takuar me shtabet e emergjencave
civile ku janë njohur me situatën në këtë rreth.
Në fjalën e tij ministri i Bujqësisë Genc Ruli ka theksuar se në rrethin e Pukës janë hapur më shumë se 80 % e rrugëve. Sipas tij rrugët nacionale janë të hapura ndërsa po punohet për rrugët e fshatrave të bllokuara.
Puka është një nga zonat më të prekura nga dëbora e cila prej më shumë se 2 javësh ka izoluar komuna dhe fshatra të tëra të këtij rrethi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›