Shqipëria kryeson CEFTËN, Naço prezanton prioritetet

Shqipëria merr kryesimin e CEFTA 2012. I pranishëm në këtë aktivitet ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naco u shpreh se në këtë kryesim Shqipëria do të koordinojë përpjekjet dhe angazhimet për të krijuar dhe garantuar mundësi të reja për investimet e huaja. Ndërkohë si synim përgjatë presidencës shqiptare Naco përcaktoi zgjerimin në fushat e bashkëpunimit dhe të shërbimeve. Ministri Naco deklaroi se gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria është transformuar nga një ekonomi bujqësore në një ekonomi të dominuar nga shërbimet. Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të vendeve të tjera antare të CEFTA-s, përfaqësues të Bashkimit Europian në vendin tonë, përfaqësues të disa ministrive të qeverisë shqiptare, si dhe përfaqësues të biznesit.