Emergjenca, hapet qielli, izolimi mbetet

Gjatë natës së shkuar pati reshje dëbore, por gjatë ditës së sotme reshjet kanë pushuar, dhe moti është hapur disi. Ekipet e emergjencave po shpërndajnë ndihmat në të gjitha zonat, ndërsa janë zhvilluar edhe ndërhyrje me helikopter për të transportuar gratë shtatzëna.
Ekipet e helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë kanë arritur sot të transportojnë nga Ostreni, Dibër, 2 gra shtatzëna, të cilët do të dërgohen në stacionarin më të afërt spitalor, sipas rastit të paraqitur, bëri të ditur sot MSH. Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ndodhet në Dibër për inspektim të situatës së emergjencës, ku dhe do të ndjekë nga afër shpërndarjen edhe të pakove të medikamenteve. Vasili po zhvillon një takim në prefekturë, me shtabin e emergjencës.
Aktualisht, në Qarkun e Kukësit janë të bllokuara 18 komuna, pra të të gjithë Qarkut, ndërsa në Dibër janë të izoluara 27 komuna. Gjatë ditës së sotme ka pasur reshje të dendura dhe stuhi dëbore në fshatin Vermosh dhe zonën e Dukagjinit, të cilat janë të bllokuara prej javësh. Kjo ka bërë që të vështirësohet ndërhyrja me helikopter.
Ndihmat
Ndërkohë, edhe gjatë ditës së sotme po zhvillohen operacione për të transportuar ndihma. Në qendrën e këtij operacioni, në aerodromin e Kukësit puna vazhdon pa ndërprerje me mjete ushtarake, apo me fluturime helikopterësh. Nënkolonel Ndrec Përkeqi, përfaqësues i brigadës së logjistikës thotë se, "ne po operojmë në qarkun e Kukësit në bazë të detyrës operacionale për t’i ardhur në ndihmë banorëve të izoluar nga reshjet e mëdha të dëborës të këtyre ditëve". "Gjatë këtij operacion po bashkëpunojmë edhe me pushtetin vendor që të japim ndihmën e nevojshme në medikamente mjekësore, në ushqime, por edhe në evakuimin e të sëmurëve", thotë Përkeqi.
Sipas tij, momentalisht me mjetet e brigadës logjistike detyrë kryesore është shpërndarja e ndihmave në prefekturën e Kukësit. Ndërkohë, deri tani vëmendja ka qenë e përqendruar në evakuimin e disa të sëmurëve në zona të ndryshme si në zonën e Bushatit, në Shëmri, në Topojan etj. Rrugët tokësore ende nuk janë të hapura për dërgimin e ndihmës me ushqime. "Në këtë drejtim deri tani është operuar nga ajri siç po ndodh edhe sot kur helikopteri po dërgon ndihma ushqimore në fshatin Dushaj dhe në zonën e Gropës në rrethin e Tropojës me pako ushqimore për popullsinë e izoluar", tha Përkeqi.
Plot 523 forca ushtarake janë të angazhuara në operacionin e emergjencës në zonat e bllokuara nga bora, 37 persona të sëmurë janë transportuar në spitale dhe janë jashtë rrezikut për jetën, janë 644 km rrugë të zhbllokuara, janë shpërndarë 16850 kg. ndihma ushqimore e mjekësore për popullatën.
Gjatë këtyre ditëve, mjetet fluturuese të kësaj Baze kanë realizuar 19 misione fluturimi, duke tejkaluar mbi 31 orë fluturimi ajror. Ndërkaq, është punuar dhe vijon të punohet për pastrimin dhe zhbllokimin nga dëbora te rrugëve brenda qytetit, si të Pukës, Kukësit, Peshkopisë, Korçës, Bulqizës, Ersekës, si dhe në akset e rrugëve dytësore që lidhin qendrat e komunave, duke bërë të mundur përmirësimin e qarkullimit të mjeteve në këto zona të thella, që kap shifrën prej 644 km. rrugë të bllokuara nga dëbora dhe akulli. Janë me qindra trupa dhe me dhjetëra mjete borëpastruese, fadroma, buldozerë, eskavatorë, autoambulanca etj të Forcave të Armatosura që punojnë pa pushim dhe me përkushtim për realizmin e detyrave.
Ndonëse në kushte tepër të vështira, ka vijuar operacioni për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe mjekësore për banorët e bllokuar nga dëborë. Shpërndarja e tyre është bërë në dy fronte: ajror dhe tokësor dhe deri tani janë shpërndarë në rrugë toksore rreth 7 mijë kg, ndërsa në rrugë ajrore 10 mijë kg ndihma ushqimore dhe mjekësore, duke kapur shifrën rreth 17 mijë kg.
Ndihma shëndetësore
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, theksoi sot se dikasteri i tij ndodhej në kontakt të vazhdueshëm me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për çdo problem. Ai theksoi se në përgjithësi, situata është jo fort problematike dhe nuk ka persona që rrezikojnë jetën.
“Situata ka përmirësime, vetëm mbrëmë kemi asistuar një fëmijë në gjendje të rëndë, infermieret 6 orë në borë për ta shpëtuar. Po punohet në kushtet e një sakrifice të lartë. Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në, jemi në sinkron me masat e kërkuara prej saj, kemi marrë masat e nevojshme në terren”, tha Vasili.
“Rreth 85 % e medikamenteve për të sëmurët kronikë në zonat e bllokuara tashmë janë shpërndarë, ndërkohë që prioritet kanë qenë pacientët me CA (kancer), diabet, zemër, etj”, tha sot drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana. Hana tha se, “aktualisht janë dërguar pjesa më e madhe e medikamenteve për të sëmurët kronike. Janë mbuluar 85 % e tyre dhe prioriteti ynë kanë qenë pacientët me sëmundje të rëndë si kancer, diabet, zemër etj”. "Pjesa e mbetur e pacientëve që kanë sëmundje më të lehta pritet t’i marrin brenda këtyre ditëve medikamentet me rimbursim", tha Hana. Medikamentet janë dërguar me procedura të lehtësuara nga ISKSH, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të bllokuara nga dëbora./Start/
2012-02-16 13:32