E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skemë e re për pagesat në spitale

Drejtoresha e këtij institucioni, Elvana Hana, thotë se ka ardhur koha që pagesat të bëhen për ditë qëndrimi në spital dhe shërbimi, thuajse si në spitalet private, duke shtuar se çdo diagnozë duhet të ketë një çmim të caktuar.

"Nga situata e shërbimit spitalor në Shqipëri dhe faktor të tjerë ajo që rekomandohet jo vetëm nga ne po edhe nga shumë specialistë dhe ekspertë të huaj është që pa humbur kohë, Shqipëria duhet të ndryshojë metodën e pagesave në spitale duke hequr dorë nga buxhetimi historik. Reformimi i metodave të pagesave në kushtet e sistemit tonë, patjetër që do të shoqërohet me ndërhyrje të tjera, hartimin e politikave koordinuese, rritjen e shkallës së autonomisë duke aplikuar qasje bashkëkohore për drejtimin e spitaleve", tha Hana.

Gjatë një konference me temë "përmirësimi dhe zhvillimi i pagesave në spitale”, Hana tha se metoda e deri më tanishme nuk ka rezultuar efikase. /Start/

                                                                                             2012-02-16 14:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›