Kompetencat e Presidentit për gjyqtarët, shtyhet seanca

Çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë, për të kërkuar një vendim që do të qartësonte mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Gjykatave më të rëndësishme në vend.
Shtyrja e seancës erdhi pas kërkesës së juristëve të Kuvendit, të cilët kërkuan më shumë kohë për t'u përgatitur për çështjen. Presidenti Topi i kërkoi Gjykatës Kushtetuese interpretimin e mbarimit të mandateve për gjyqtarët Xhezair Zaganjori, Admir Thanza dhe Petrit Plloci, duke dërguar në këtë gjykatë vendimin e Kuvendit, i cili miratoi zgjatjen e mandatit për të tre gjyqtarët.
Objekti i kërkesës së presidentit është: Shfuqizimi i vendimit nr.106, datë 23.06.2011 të Kuvendit të Shqipërisë; zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit. /Start/
2012-02-16 13:26