E Diel, 1 Nëntor 2026

Emergjencat Vasili stimul moral infermiereve

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka vlerësuar në një dalje para mediave punën heroike dhe sakrificën, që po bëjnë bluzat e bardha e veçanërisht infermieret në zonat e bllokuara nga bora, atje ku dhe ndihma shëndetësore është mjaft e vështirë të jepet.

Sipas tij, pavarësisht kushteve të këqija të motit, infermieret kanë udhëtuar për disa orë duke shërbyer derë më derë në familjet që kanë pasur nevojë emergjente për ndihmë mjekësore.

Ministri Vasili ka falenderuar gjithashtu dhe punën që po bëjnë vullnetarët e Korpusit të Paqes në zonat e veriut, të cilët i janë bashkangjitur skuadrave sanitare duke ofruar ndihmë shëndetësore në çdo familje që ka nevojë.

Drejtues të lartë të Ministrise së Shëndetësisë po ndjekin Moti i keqGjirokastër, moti i keq, disa fshatra pa energji Emergjencat, Braçe paraqet planin e masave në Kuvend Mirditë, Topalli: Situatë e vështirë nga afër në terren shpërndarjen e paketave të barnave. Ministri Vasili ka udhëtuar ditën e enjte drejt Dibrës ku ka planifikuar takime në prefekturë mbi situatën në këtë qark ndërkohë që vijojnë operacionet nga ajri të njësisë së helikopterëve të shëndetësisë për emergjencat mjekësore në zonat e bllokuara.  Moti i keq
Gjirokastër, moti i keq, disa fshatra pa energji
Emergjencat, Braçe paraqet planin e masave në Kuvend
Mirditë, Topalli: Situatë e vështirë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›