Trupa nga Peja sjell motive nga Kadare-Gërvalla
Muaji i kulturës Shqipëri-Kosovë sjell në Teatrin Kombëtar në Tiranë, sonte, ora 19.00, shfaqjen Kur loti ngrin në qepallë e trupës Istref Begolli nga Peja.
Drama është shkruar nga Nimon Muçaj dhe Jahi Jahiu mbi motive të Ismail Kadaresë dhe Jusuf Gërvallës. Pas kësaj, 17-18 shkurt, priten me interes shfaqjet e Natës së dymbëdhjetë të Shekspirit me regji të Ilir Bokshit, nga Teatri Kombëtar i Prishtinës.