E Diel, 1 Nëntor 2026

Uashingtoni kritikon deklaratat e themeluesit te WikiLeaks

Administrata e Obamas akuzoi themeluesin e WikiLeaks-it, Xhulien Asanzhi se po bën “pohime të egra” për gjykimin e tij eventual në Shtetet e Bashkuara me qëllim të shpërqëndrimit të vëmendjes nga akuzat për keqtrajtim seksual me të cilat do të përballej në Suedi.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se rasti për krime seksuale i Asenzhit nuk ka të bëjë asgjë me Shtetet e Bashkuara apo çështjen e publikimit të dokumenteve sekrete të Uashingtonit nga ana e WikiLeaks-it.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, kritikoi Ekuadorin rreth ofrimit të azilit për Asenzhin.

Gjatë një fjalimi që mbajti të dielën nga ballkoni i ambasadës së Ekuadorit në Londër, Asenzhi e quajti vetën viktimë të “ndjekjes së shtrigave” nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa i kërkoi presidentit, Barak Obama, të ndërprejë hetimet ndaj WikiLeaks-it dhe mbështetësve të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›