Rritje 41 e te ardhurave ne buxhet per Janar-Korrik 2012
Gjatë shtatë muajve të parë të vitit gjendja e buxhetit të shtetit është përmirësuar falë rritjes së të ardhurave në total që shkuan në rritje me 4.1% në krahasim me periudhën janar-korrik të vitit 2011. Sipas buletinit fiskal për shtatë muajt e parë të vitit të Ministrisë së Financave vihet re se ka patur një rritje prej 1,6% të një prej treguesve të rëndësishëm sic është TVSH-ja, që është një indikator për qarkullimin e parasë në ekonomi. Tatimi mbi vlerën e shtuar ka siguruar një vlerë të të ardhurave në buxhet për Korrikun në rreth 28.3 miliardë lekë. Pavarësisht nivelit të ulët edhe të ardhurat nga akciza kanë shkuar në rritje prej 0,4% gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu sipas raportit të Ministrisë së Financave, një nga zërat kryesor të të ardhurave Tatimi mbi fitimin vazhdon të jetë në vlera më të ulëta se një vit më parë, e ndikuar nga një ecuri negative e ekonomisë në pjesën e parë të vitit.
Gjithsesi ndikim të madh në buxhet për periudhën shtatëmujore të vitit ka dhënë zëri “Taksa nacionale dhe të tjera”, që është rritur me 5.4 miliardë lekë, nga 7.2 miliardë lekë që u rritën të ardhurat buxhetore në total.
Në krahun e shpenzimeve, për 7-mujorin regjistrohet një rënie e lehtë me 0.8% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë deficiti buxhetor në fund të 7-mujorit ka rezultuar në vlerën e 11 miliardë lekëve, ose 31% më pak krahasuar me një vit më parë.