Emergjencat pilotet Banoret te bashkepunojne

Rreth 38 persona në zonat e bllokuara nga bora, kryesisht gra shtatzëna
dhe fëmijë, kanë arritur të marrin deri tani ndihmën e duhur mjekësore,
duke u transportuar në kohë në spital nga njësia e helikopterëve të
Ministrisë së Shëndetësisë.
Por në disa raste misioni nuk është përmbushur, siç ndodhi të mërkurën në komunën Arrën të Peshkopisë, kur helikopteri është kthyer mbrapsht si pasojë e kushteve të këqija të motit.
Një tjetër pengesë që hasin pilotët gjatë udhëtimit të tyre drejt komunave që kanë emergjenca shëndetësore është dhe dërgimi me vonesë i pacientëve pranë helikopterit, gjë që shpesh herë ka vënë në rrezik jetën e tyre.
Për këtë arsye, shefi i Njësisë së Helikopterëve Moti i keqRifillojnë reshjet e dëborës Berisha mbledh emergjencën, sulmon Ramën Rruga e kombit, qarkullimi i vështirë të Shëndetësisë Albert Xhafaj i ka bërë apel banorëve dhe pushtetit vendor të bashkëpunojnë me pilotët me qëllim që misioni të përmbushet me sukses.
Kryepiloti i Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë ka theksuar se grupi i pilotëve është në kontakt te vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe drejtuesit e tjerë të lartë të këtij dikasteri, por probleme paraqiten në terren atje ku dhe ndërhyrja nga ajri shpeshherë vështirësohet nga kushtet e këqija të motit, duke i detyruar pilotët të udhëtojnë sërish drejt zonave të cilat kanë nevojë për ndihmë.
Misioni i vështirë nga qielli
Në një kohë me diell, pas një jave të tërë gri, helikopterët ishin gati të nisnin menjëherë operacionet për dërgimin e ndihmave ushqimore në zonat e izoluara.
Por pilotët e Regjimentit të Farkes që kishin bërë gati helikopterët që në mëngjes pritën mbi tre orë mbërritjen e kamionëve me pakot me ushqime nga rezervat e shtetit.
Destinacioni i një prej helikopterëve është stadiumi i qytetit të Pukës, një zonë kjo që ka nevoja emergjente për ushqime.
Pas fluturimit mbi dhjetëra fshatra të izoluar, helikopteri mbërriti në Pukë, por në vendin ku duhej të kryhej shkarkimi nuk ishtë askush. As zyrtarë lokalë e as qytetarë. Pilotet i shkarkuan pakot me ushqime, ndersa helikopteri duhet te qendronte pezull pasi rrezikonte te mbetej ne debore.
Pasi u shkarkuan, pilotet u detyruan t'i ringarkonin serish pakot me ushqime, duke u ngritur edhe njehere ne fluturim. Por pas pese minutave ne qiell, pilotet u urdheruan te rikthehen serish ne stadium. Dhe ishin serish pilotet qe i shkarkuan ndihmat ushqimore.
Te njejtin fat kishte patur edhe nje tjeter ekuipazh, i cili priti edhe mbi 20 minuta ne ajer qe dikush te merrte pakot me ushqime qe u shkarkuan. Madje piloti kryesor i helikopterit, pasi shkarkimit te ndihmave zbriti vete per te lajmeruar autoritetet lokale apo çdokend qe mund te shikonte, se ne Puke mberriten dergesat e ushqimeve.
Pilotet u larguan nga stadiumi duke i lene pakot me ushqime ne fushen e bardhe, me shpresen se autoritetet lokale do t'i marrin para se t'i mbuloje debora.