E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emeri: Mata largohet për ofertën e duhur

Trajneri i Valencias, Unai Emeri, ka pranuar se mesfushori Huan Mata mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere. Arsenali spekulohet se është i interesuar për Matan, i cili vlerësohet në 23 milionë stërlina. Valencia ka njoftuar se 23 vjeçari do të lejohet të largohet nëse marrin ofertë të mirë. “Ekziston mundësia që Mata të largohet nga klubi. Ne nuk mund të ndalim një futbollist, i cili dëshiron të kalojë në një klub më të madh. Prandaj, nëse marrim një ofertë të mirë financiare, do ta lejojmë të largohet”, tha Emeri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›