Sebastian Fetel ka frikë nga rivalët
Kampioni i botës në fuqi Sebastian Fetel ka bërë të ditur se pret një betejë të fortë në gjysmën e dytë të këtij botërori të Formula 1. Piloti gjerman i skuderisë Red Bull kryeson renditjen e përgjithshme me 80 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës Mark Veber, por kjo diferencë nuk e lejon të ndiehet i sigurt sidomos pas triumfit të Fernando Alonsos me Ferrari në garën e fundit për Çmimin e Madh të Anglisë. "Duke iu referuar sezonit të fundit, por edhe garave të zhvilluara deri tani shumë gjëra kanë ndryshuar. Ka më shumë ekuilibër në pistë, ndërsa kjo u pa edhe në garën e fundit. Mendoj se pjesa e mbetur e botërorit do të jetë më e rivalizuar dhe në të njëjtën kohë më e bukur’, ka thënë Fetel. Pasi u rendit i dyti në pistën angleze, piloti i Red Bull kërkon të kthehet te fitorjha këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Gjermanisë, që do të zhvillohet në pistën e Nurburgringut.