E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: Lacio po bëhët pretendente për titull

SHKRUAN: Jeton Selimi 22-07-2011 10:20

Blerjet që ka bërë drejtori shqiptar i bardhekaltërve kanë ndryshuar fytyrën e formacionit kryeqytetas

Lacio, skuadra italiane ku drejtor sportiv është shqiptari Igli Tare dhe një nga shtatë blerjet e fundit të saj është kosovari Lorik Cana, fitoi 5-1 miqësoren me zviceranët e Lucern, ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares shiptare, Jahmir Hyka. “Është një Lacio që të bën të ëndërrosh, dhe për këtë foli edhe Igli Tare, drejtori sportiv shqiptar. Liga e Kampioneve? Nuk do të jetë e lehtë, të gjithë konkurrentet e tjera janë duke u forcuar, por Lacio nuk duhet të ketë frikë nga askush, do të përballojmë të gjithë ballëhapur. Ky klub meriton të jetë ndër të parë. Projekti duhe të vazhdojë”, - citohet Tare nga gazeta sportive italiane, “Gazzetta dello sport”. “Është koha për të ndëtuar një Lacio për titull? Përse jo. Nuk është një objektiv fiks për sezonin e ardhshëm, por ekziston dëshira për të mbërritur atje”, - shton Tare. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare flet edhe për Lorik Canën, një nga blerjet e shumta të Lacios gjatë kësaj merkatoje verore. “Do të jetë i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, është një lojtar me eksperiencë të madhe, me karakteristika të ndryshme nga lojtarët që kemi në mesfushë. Dhe mbi të gjitha një lojtar që mund të luajë në role të ndryshme, nga një mesfushor në një mbrojtës, apo qëndërmbrojtës”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›