Benfika firmos me Joan Kapdevijën
Benfika ka zbuluar se ka nënshkruar me mbrojtësin e Vilarrealit, Joan Kapdevija. Mbrojtësi fitues i “Kupës së Botës” me Spanjën ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me klubin portugez me një klauzolë lëshimi në vlerën e 20 milionë eurove. Kapdevija, i cili ka bërë 59 paraqitje për Spanjën dhe luajti çdo minutë gjatë triumfit në Botërorin 2010, vajti te Benfika si lojtar i lirë. Mbrojtësi i krahut të majtë më parë kishte luajtur për Atletiko Madrid, Espanjol dhe Deportivo La Korunja, para se t’i bashkohej Vilarrealit në vitin 2007.