Thaçi, për parti, në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Mitrovicë, ku është takuar me drejtuesit e PDK-së në këtë qytet.Thaçi ka thënë se partia që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale në Mitrovicë, madje sipas tij fitorja do të jetë në raundin e parë.
Me Thaçin u panë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, Kadri Veseli dhe disa deputetë./Indeksonline/