E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD zyrtarisht parti politike

Fryma Rinore Demokratike është partia me re e spektrit shqiptar, pasi Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për regjistrimin e FRD-së si parti politke.
Vendimi i hap rrugë intesifikimit të veprimtarisë politike të FRD-së veprimtari që do të nis nga dita e premte në Vlorë me hapjen zyrtare të degës së parë të partisë.
Fryma Rinore Demokratike partia më e re ka premtuar se do të punojë për të rikthyer shpresën e shqiptarëve dhe vendosjen e dmokracisë.
Dy javë më parë FRD dorëzoi në Gjykatë kërkesën për regjistrim. Në 30 Prill  FRD u prezantua si partia më e re. Grupi nismëtar i kësaj partie përbëhet me kryetar Gazmend Oketa, dhe anëtare Aleksandër Biberaj dhe Andi Seferi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›