E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e pagoi dasmën e mazhorancës?

Deputetët e mazhorancës u mblodhën mbrëmë në një darkë për shpërblim besnikërie në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kryeministri, Sali Berisha, ftoi të gjithë deputetët e partive në qeveri në një restorant në periferi të Tiranës.

Në këtë darkë mungoi kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ndërsa jashtë radhe ishte kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili nuk është më pjesë e anëtarëve të mazhorancës në Kuvend.

Përveç 74 deputetëve të mazhorancës, Berisha u kishte dërguar ftesë edhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe deputetin e përjashtuar nga grupi i Partisë Socialiste, Kastriot Islamin.

Dule, Kastrioti dhe Gazmend Oketa ishin të vetmit deputetë që nuk i përkasin mazhorancës por të cilët morën pjesë në procesin e votimit për presidentin e ri por ky i fundit nuk mori ftesë. Madje, publikisht, Astrit Patozi, kreu i grupit të PD-së tha se Oketa kishte votuar kundër. Ndërsa jashtë rradhe ishte ftuar kreu i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha, i cili nuk është më pjesë e mazhorancës parlamentare.

Erjon Braçe, deputeti i PS-së, ngre pyetjen; Me çfarë parash e shtroi darkën Sali Berisha? Sali Berisha vetë deklaron shifra qerashake përfitimesh në vit, nuk dalin për një dasëm kaq të madhe. E shtroi me paratë e drejtorisë së shërbimit qeveritar, domethënë paratë e taskave tona? E shtroi biznesmeni i partisë?, shkruan Braçen në Facebook. Braçe e quan këtë darkë luksi karshillëk ndaj fëmijëve dhe pleqve që nuk kanë bukë të hanë.

Edhe pse nuk dihet se sa ka kushtuar kjo darkë me mbi 74 persona, kjo nuk do të thotë se nuk përbën motiv për hetim. Mjafton të kujtojmë se një deputet cek, Davi Rath, u arrestua në flagrancë vetëm se iu gjetën 200 euro të pajustifikuara. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›