Emërimet në gjykata, kom. i ligjeve kalon 3 nga 7 dekretet e Topit
Rikthehet beteja ndërmjet institucionit të presidentit dhe Kuvendit. Edhe kësaj radhe debati i hapur ndërmjet këtyre dy insititucioneve lidhet me propozimet e kreut të shtetit për anëtarët të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Vetëm pak ditë pas gjykata kushtetuese u kërkoi këtyre intitucioneve të akordojnë punën për emerimet në gjykata, dhe në respekt të kushtetutës, komisioni i ligjeve ka kaluar vetëm 3 nga 7 emra që ka sjellë kreu i shtetit për Gjykatën Kushteteuse dhe Gjykatën e Lartë. Kështu në mbledhjen e parë pas këtij vendimi komisioni I ligjeve kaloi me votat e mazhorancës kandidiaturën e Fatmir Hoxhës për gjykatën kushtetuese, dhe i riktheu për shqyrtim kreut të shtetit tre emrat e tjerë. Po ashtu ky komision kaloi 2 kandidaturat e sjella nga kreu i shtetit për gjykatën e lartë Shkëlzen Selimi dhe Edmond Islamaj, ndërsa rrëzoi kandidaturën e Manjola Bejlerit, duke argumetnuar këtë vendim me mos përmbushjen e kritereve për këtë post.
Katër emrat e kthyer mbrapsht nga ana e komisionit të ligjeve do ti shkojnë sërish në tryezë kreut të shtetit për tu rishqyrtuar emrat. Kësaj radhe kreu i shtetit nuk do të paraqesë katër emra por tre pasi kushtetuta parashikon që kreu i shtetit mund të bëjë vetëm tre propozime në të njëjtën kohë dhe jo katër siç ai solli në komision në vjeshtën e kaluar.