E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Palët të bashkëpunojnë për Gjykatën Administrative

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth nga Korça i ka bërë thirrje forcave politike të bashkëpunojnë për miratimin e ligjit për gjykatën administrative. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura me kryetarin e gjykatës së Korçës, Admir Belishta, Wollfarth ka theksuar se është e rëndësishme që çdo vend modern të ketë një gjykatë administrative.
Për të pasur një gjykatë administrative është e rëndësishme te kemi një parlament funksional, si dhe të funksionojnë komisionet parlamentare. Dihet që ky ligj kërkon një shumicë të kualifikuar. Shpresoj dhe inkurajoj që opozita të kthehet në parlament dhe të bashkëpunojnë sepse është një shërbim i rëndësishëm për qytetarët shqiptar. Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale mbaroi, por së shpjeti do të jenë ato parlamentare por ligji për Gjykatën Administrative nuk duhet të ketë lidhje me fushatën zgjedhore” theksoi Wollfarth.
Sipas Wollfarth gjykata adminsitriative është e rëndësishme edhe për zhvillimin e biznesit dhe investitorët e huaj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›